Proverbat 26:1-28
26 Ashtu si bora në verë dhe shiu në kohën e korrjes,+ edhe lavdia nuk i shkon për shtat budallait.+
2 Ashtu si zogu e ka një shkak për të ikur dhe dallëndyshja për të fluturuar, edhe mallkimi nuk vjen pa një shkak të vërtetë.+
3 Kamxhiku është për kalin,+ freri+ për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.+
4 Mos iu përgjigj budallait sipas marrëzisë së tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.+
5 Përgjigjju budallait sipas marrëzisë së tij, që të mos i duket vetja i mençur.+
6 Si një njeri që sakaton këmbët e tij dhe si një njeri që i bën dëm vetes,* është ai që i lë punët në dorë të budallait.+
7 Si këmbët e një të çali që sjell ujë, është proverbi në gojën e budallenjve.+
8 Si një njeri që fut një gur nën një pirg me gurë, është ai që i jep lavdi budallait.+
9 Si gjembaçi në dorën e pijanecit, është proverbi në gojën e budallenjve.+
10 Si një harkëtar që godet çdo gjë, është ai që merr me mëditje budallanë+ ose kalimtarët.
11 Si një qen që kthehet tek e vjella e tij, budallai përsërit marrëzinë e vet.+
12 A ke parë ndonjë njeri që i duket vetja i mençur?+ Më shumë shpresë ka për budallanë+ se për të.
13 Përtaci thotë: «Ka një luan të ri në rrugë, një luan në mes të sheshit.»+
14 Si dera që vazhdon të rrotullohet në boshtin e saj, kështu bën edhe përtaci në shtratin e tij.+
15 Përtaci e fut dorën në tasin e gostisë, por është tepër i lodhur për ta çuar deri në gojë.+
16 Përtacit i duket vetja+ më i mençur se shtatë veta që japin një përgjigje me mend.
17 Kalimtari që tërbohet për sherrin e tjetërkujt,+ është si një njeri që e kap qenin për veshësh.
18 Si një i çmendur që qëllon me heshta të zjarrta,+ me shigjeta e vdekje,
19 është njeriu që ia punon të afërmit të tij dhe pastaj thotë: «Po bëja shaka.»+
20 Ku s’ka dru, zjarri shuhet dhe ku s’ka shpifës, grindja fashitet.+
21 Si qymyri për prushin dhe si druri për zjarrin, është njeriu grindavec për të ndezur sherrin.+
22 Fjalët e shpifësit janë si gjëra për t’u gëlltitur me babëzi, që zbresin poshtë, deri në pjesët më të brendshme të barkut.+
23 Si shtresa e argjendit që vesh një copë të thyer qeramike, janë buzët e zjarrta bashkë me një zemër të keqe.+
24 Për shkak të buzëve të tij, është e pamundur ta njohësh atë që të urren, por përbrenda ama ai ka mashtrimin.+
25 Edhe pse e ëmbëlson zërin,+ mos i beso,+ sepse në zemër ka shtatë gjëra të pështira.+
26 Urrejtja mbulohet nga mashtrimi. E keqja e tij do të zbulohet në kongregacion.+
27 Kush hap një gropë do të bjerë brenda,+ dhe guri do të kthehet mbi atë që e rrokullis.+
28 Gjuha gënjeshtare e urren atë që është i shtypur prej saj,+ dhe goja lajkatare shkakton rrënim.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «që pi dhunë».

