Proverbat 31:1-31
31 Fjalët e mbretit Lemuel, mesazhi me peshë+ që ia dha e ëma për ta ndrequr:+
2 Çfarë të të them, o biri im? Çfarë, o djalë i barkut tim?+ Çfarë, o bir i zotimeve+ të mia?
3 Mos ua jep fuqinë tënde grave,+ as udhët e tua atyre gjërave që i çojnë mbretërit në rrënim.+
4 O Lemuel, mbretërit nuk duhet të pinë verë, as zyrtarët e lartë nuk duhet të thonë: «Ku është pija dehëse?»,+
5 sepse duke pirë, harrojnë çfarë është dekretuar dhe shtrembërojnë çështjen e të munduarve.+
6 Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur+ dhe verë atyre që e kanë shpirtin të hidhëruar.+
7 Le të pinë e ta harrojnë varfërinë dhe të mos i kujtojnë më telashet.
8 Hape gojën dhe fol në favor të atij që është i pagojë,+ në çështjen e të gjithë atyre që po mbarojnë.+
9 Hape gojën, gjyko me drejtësi dhe mbroje çështjen e të munduarit dhe të të varfrit.+
א [ʼÁlef]*
10 Kush mund të gjejë një grua të zonjën?+ Vlera e saj është shumë më e madhe se e koraleve.
ב [Beth]
11 Zemra e burrit* të saj ka besim tek ajo dhe të mirat nuk i mungojnë.+
ג [Gímel]
12 Ajo ia shpërblen me të mira, jo me të këqija, gjithë ditët e jetës së saj.+
ד [Dáleth]
13 Kërkon lesh dhe li, dhe duart e saj e bëjnë çdo gjë me kënaqësi.+
ה [Heʼ]
14 Është si anijet e tregtarëve:+ e sjell ushqimin nga larg.
ו [Ua]
15 Ngrihet që me natë+ e u jep të hanë atyre të shtëpisë së saj, dhe u shpërndan racionet vajzave të reja.+
ז [Zájin]
16 Ia kishte vënë syrin një are dhe e mori.+ Me frytin e punës së duarve të saj mbolli një vresht.+
ח [Heth]
17 I ngjesh ijët me fuqi dhe i luan duart kur punon.+
ט [Teth]
18 E ndien që tregtia po i shkon mirë dhe llambën nuk e shuan as natën.+
י [Jodh]
19 I shtrin duart që të marrë furkën, dhe me duart e saj kap boshtin.+
כ [Haf]
20 E hap dorën për të munduarin, dhe ia jep dorën të varfrit.+
ל [Lámedh]
21 Nuk ia ka frikën borës për ata të shtëpisë së saj, sepse të gjithë janë të veshur me dy palë rroba.+
מ [Mem]
22 Bën kuverta.+ Rrobat e saj janë të linjta dhe me lesh të ngjyer në të kuqe të purpurt.+
נ [Nun]
23 Burri+ i saj është njeri i njohur që ulet te portat+ bashkë me pleqtë e vendit.
ס [Sámeh]
24 Ajo bën veshje të poshtme+ dhe i shet. U jep breza tregtarëve.
ע [ʽÁjën]
25 Forca e shkëlqimi janë rrobat e saj+ dhe i pret me buzë në gaz ditët që do të vijnë.+
פ [Peʼ]
26 E hap gojën me mençuri+ dhe në gjuhën e saj gjendet ligji i dashamirësisë.+
צ [Cadhé]
27 Mbikëqyr se si shkon shtëpia e saj dhe nuk ha bukën e përtacisë.+
ק [Kof]
28 Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin të lumtur.+ Burri i saj çohet dhe e lëvdon:+
ר [Resh]
29 «Shumë bija+ tregohen të zonja, por ti ua kalon të gjithave!»+
ש [Shin]
30 Nuri mund të jetë i rremë+ dhe bukuria e kotë,+ por gruaja që ka frikë nga Jehovai, do të marrë lëvdata.+
ת [Ta]
31 Jepini frytin e duarve të saj+ dhe veprat e saj le ta lëvdojnë te portat!+
Shënimet
^ Kjo është germa e parë e alfabetit hebraik. Këto proverba në gjuhën origjinale janë shkruar sipas rendit alfabetik.
^ Fjalë për fjalë «pronar». Njësoj edhe në vargjet 23 dhe 28.

