Proverbat 9:1-18
9 Mençuria e vërtetë+ e ka ndërtuar shtëpinë+ dhe i ka latuar shtatë shtyllat e saj.
2 E ka bërë gati mishin e therur; e ka përzier verën dhe e ka shtruar tryezën.+
3 I ka dërguar shërbëtoret dhe thërret në majë të lartësive të qytetit:
4 «Kushdo që është pa përvojë le të kthehet këtu.»+ Kujtdo që ka një zemër pa gjykim të mirë,*+ ajo i ka thënë:
5 «Ejani, ushqehuni me bukën time dhe pini nga vera që kam përzier.+
6 Lërini të papërvojët dhe jetoni,+ ecni drejt në udhën e kuptueshmërisë.»+
7 Ai që e ndreq tallësin, merr mbi vete çnderim,+ dhe ai që e qorton njeriun e lig, nxin faqen e vet.+
8 Mos e qorto tallësin, që të mos të urrejë.+ Jepi një qortim të mençurit, dhe ai do të të dojë.+
9 Mësoje njeriun e mençur dhe do të bëhet edhe më i mençur.+ Jepi njohuri një njeriu të drejtë dhe do t’i shtohet dituria.
10 Të kesh frikë nga Jehovai është hapi i parë* drejt mençurisë+ dhe njohuria për Më të Shenjtin është kuptueshmëri.+
11 Sepse falë meje ditët e tua do të shumohen+ dhe vitet e jetës do të të shtohen.+
12 Nëse je bërë i mençur, je bërë për dobinë tënde,+ dhe nëse je tallur, vetëm ti ke për ta vuajtur.+
13 Gruaja budallaqe është shamatare.+ Ajo është mendjelehtë dhe s’di gjë fare.+
14 Ulet në hyrje të shtëpisë, në një ndenjëse, në majat e qytetit,+
15 që të thërrasë ata që kalojnë udhës, ata që ecin drejt në shtigjet e tyre:+
16 «Kushdo që është pa përvojë, le të kthehet këtu.»+ Dhe kujtdo që ka një zemër pa gjykim të mirë,+ ajo i thotë:
17 «Të ëmbla janë ujërat e vjedhura+ dhe e këndshme buka e ngrënë në fshehtësi.»+
18 Por ai s’e di se atje janë ata që vdekja i ka bërë të pafuqishëm, se ata që ka thirrur ajo, janë në vendet e thella të Sheolit.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «fillimi i mençurisë».

