Proverbat 8:1-36

8  A nuk po thërret mençuria+ dhe a nuk po e lëshon zërin e saj aftësia dalluese?+  Ajo ka zënë vend në majë të lartësive,+ pranë udhëve, në kryqëzimet e rrugëve.  Anash portave, buzë qytetit,+ në prag të hyrjeve, ajo thërret fort:+  «Juve po ju thërras, o njerëz, dhe zëri im u drejtohet bijve të njerëzve!+  O të papërvojë, fitoni mendjehollësi;+ dhe ju, o budallenj, fitoni një zemër me kuptueshmëri!+  Dëgjoni, sepse flas për gjërat më të rëndësishme+ dhe buzët e mia hapen për drejtësinë.+  Sepse goja ime thotë me zë të ulët të vërtetën,+ dhe për buzët e mia ligësia është e pështirë.+  Gjithë fjalët e gojës sime janë me drejtësi.+ S’ka mes tyre asgjë të shtrembër a dredharake.+  Të gjitha janë fjalë të goditura për njeriun me aftësi dalluese dhe të drejta për ata që fitojnë njohuri.+ 10  Merrni disiplinën time dhe jo argjend, njohuri më mirë se ar të zgjedhur.+ 11  Sepse mençuria është më e mirë se koralet,+ dhe gjithë kënaqësitë e tjera së bashku s’mund të barazohen me të.+ 12  Unë, mençuria, kam qëndruar bashkë me mendjehollësinë+ dhe zotëroj njohuri e aftësi për të menduar.+ 13  Të kesh frikë Jehovain do të thotë të urresh të keqen.+ Lartësimin e vetes, krenarinë,+ udhën e keqe dhe gojën e mbrapshtë+ i kam urryer. 14  Kam këshilla të mira+ dhe mençuri.*+ Kam kuptueshmëri;+ kam fuqi.+ 15  Nëpërmjet meje mbretërit mbretërojnë dhe zyrtarët e lartë dekretojnë drejtësinë.+ 16  Nëpërmjet meje sundojnë princat+ dhe gjithë fisnikët gjykojnë me drejtësi.+ 17  Ata që më duan edhe unë i dua+ dhe ata që më kërkojnë, më gjejnë.+ 18  Pasuritë dhe lavdia janë me mua,+ vlerat që trashëgohen dhe drejtësia.+ 19  Fryti im është më i mirë se ari, edhe se ari i rafinuar, ndërsa prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.+ 20  Unë eci në shtegun e drejtësisë,+ në mes të rrugëve të gjykimit,+ 21  që t’i bëj ata që më duan të zotërojnë të mira;+ të mbushura i mbaj depot e tyre.+ 22  Jehovai më bëri, dhe unë jam fillimi i aktivitetit të tij,+ më e hershmja e arritjeve të tij kohë më parë.+ 23  U vendosa që nga kohët e hershme,+ që nga fillimi, shumë kohë më parë se të ishte toka.+ 24  Unë erdha në dritë me dhembje lindjeje kur nuk kishte thellësi me ujë,+ kur s’kishte asnjë burim plot me ujë. 25  Para se maleve t’u vihej themeli,+ përpara kodrave, unë kisha dalë në dritë me dhembje lindjeje, 26  kur ai ende s’e kishte bërë tokën,+ hapësirat e paana dhe as plisat e parë të dheut të tokës.+ 27  Kur ai përgatiti qiejt, unë isha atje;+ kur ai vendosi një rreth mbi faqen e thellësisë me ujë,+ 28  kur i bëri të patundura masat e reve atje lart,+ kur i vuri nën kontroll burimet e thellësisë me ujë,+ 29  kur vendosi për detin që ujërat të mos shkonin përtej asaj që urdhëroi ai,+ kur vendosi themelet e tokës,+ 30  unë isha përkrah tij si një kryemjeshtër+ dhe ai më kishte veçanërisht për zemër+ ditë për ditë. Gëzohesha para tij gjithë kohës;+ 31  gëzohesha me vendin pjellor të tokës+ së tij, dhe i kisha për zemër gjërat që kishin lidhje me bijtë e njerëzve.+ 32  E tani, o bij, më dëgjoni; po, të lumtur janë ata që mbajnë udhët e mia.+ 33  Dëgjoni disiplinën dhe bëhuni të mençur+ e mos tregoni asnjë pakujdesi.+ 34  I lumtur është njeriu që më dëgjon, duke ndenjur zgjuar në dyert e mia ditë për ditë, duke vëzhguar në shtalkat e hyrjeve të mia.+ 35  Sepse ai që më gjen, ka për të gjetur jetë+ dhe do të marrë pëlqimin e Jehovait.+ 36  Por ai që nuk arrin të më gjejë, dhunon shpirtin e tij;+ të gjithë ata që më urrejnë thellësisht, duan vdekjen.+

Shënimet

Ose «mençuri praktike».