Proverbat 13:1-25

13  Një bir është i mençur kur i ati e disiplinon,+ por tallësi s’e dëgjon qortimin.+  Njeriu do të hajë të mira nga fryti i gojës së tij,+ por shpirti i atyre që veprojnë pabesisht, ushqehet me dhunë.+  Kush e mban gojën, ruan shpirtin e vet.+ Kush i hap shumë buzët, rrënohet.+  Përtaci dëshiron, por shpirti i tij s’ka asgjë.+ Megjithatë shpirti i atyre që ngulmojnë, majmet.+  I drejti e urren fjalën e rreme,+ kurse të ligjtë veprojnë pa turp dhe e çnderojnë veten.+  Drejtësia e ruan njeriun që nuk bën keq në udhën e tij,+ por ligësia e rrëzon mëkatarin.+  Ka nga ata që hiqen si të pasur, por s’kanë gjë fare;+ ka nga ata që hiqen si të vobektë, e megjithatë kanë shumë gjëra të vyera.  Shpërblesa për shpirtin e një pasaniku është pasuria e tij,+ por i vobekti s’dëgjon qortime.+  Drita e të drejtëve do të bëhet edhe më e shndritshme,+ por llamba e të ligjve do të shuhet.+ 10  Kur është arrogant,* njeriu shkakton vetëm grindje,+ por mençuria është me ata që këshillohen së bashku.+ 11  Gjërat me vlerë që përftohen prej kotësisë, pakësohen,+ por atij që i mbledh me dorën e vet, do t’i shtohen.+ 12  Pritja e zgjatur e sëmur zemrën,+ kurse dëshira është si një pemë jete, kur plotësohet.+ 13  Borxhliut që e ka përbuzur fjalën,+ do t’i mbahet pengu që ka dhënë, por kush i frikësohet urdhërimit, do të shpërblehet.+ 14  Ligji i të mençurit është burim jete,+ për ta larguar njeriun nga kurthet e vdekjes.+ 15  Gjykimi i thellë jep hir,+ por udha e atyre që veprojnë pabesisht është e vështirë.+ 16  Njeriu mendjehollë do të veprojë sipas njohurisë,+ por budallai do të përhapë kudo marrëzi.+ 17  Lajmëtari i lig do të bjerë në telashe,+ por një i dërguar i besueshëm sjell shërim.+ 18  Kush lë pas dore disiplinën, bie në varfëri dhe çnderim,+ por kush ia vë veshin qortimit, merr lavdi.+ 19  E këndshme është për shpirtin dëshira kur plotësohet,+ por budallenjve u vjen pështirë të largohen nga e keqja.+ 20  Kush ecën me të mençurit, do të bëhet i mençur,+ por atij që shoqërohet me budallenjtë, do t’i shkojë keq.+ 21  Gjëma ndjek mëkatarët,+ kurse e mira shpërblen të drejtët.+ 22  Kush është i mirë, do t’u lërë trashëgimi bijve të bijve, dhe pasuria e mëkatarit ruhet si thesar për të drejtët.+ 23  Ara e të vobektëve jep shumë ushqim,+ por ka nga ata që shkatërrohen për shkak të mungesës së gjykimit.+ 24  Kush e kursen shkopin, e urren birin e tij,+ por kush e do, i rri mbi kokë duke e disiplinuar.+ 25  I drejti ha sa i ngopet shpirti,+ kurse barku i të ligjve mbetet bosh.+

Shënimet

Shih shënimin te Pr 11:2.