Proverbat 27:1-27

27  Mos u mburr për të nesërmen,+ sepse nuk e di se ç’do të sjellë dita.+  Le të të lëvdojë një i panjohur, dhe jo goja jote. Le ta bëjë këtë një i huaj, dhe jo buzët e tua.+  Më i rëndë se guri dhe më i rëndë se një ngarkesë me rërë+ është acarimi që vjen nga një i marrë.+  Tërbimi është mizor dhe zemërimi si një vërshim ujërash,+ por kush mund t’i bëjë ballë xhelozisë?+  Më mirë një qortim i hapur,+ se një dashuri e fshehur.  Plagët e shkaktuara nga ai që të do, janë të besueshme,+ kurse atij që të urren, duhet t’i përgjërohesh që të të puthë.+  Shpirti i ngopur e shkel mjaltin e hojeve, por për shpirtin e uritur çdo gjë e hidhur është e ëmbël.+  Si një zog që mërgon nga foleja,+ është ai që mërgon nga vendi i tij.+  Vaji dhe temjani+ e gëzojnë zemrën, po kështu edhe ëmbëlsia e një shoku që të këshillon me gjithë shpirt.+ 10  Mos e lër shokun tënd, as shokun e atit tënd dhe mos hyr në shtëpinë e vëllait ditën e katastrofës sate. Më mirë një fqinj pranë, se një vëlla larg.+ 11  Ji i mençur, biri im, dhe gëzoma zemrën,+ që të kem se ç’t’i përgjigjem atij që më sfidon.+ 12  Njeriu mendjehollë e sheh të keqen dhe fshihet,+ kurse i papërvoji shkon tutje dhe vuan pasojat.+ 13  Në rast se një njeri del garant për një të huaj, merri atij rrobën.+ Nëse përzihet me një grua imorale,* mbaji atij një peng.+ 14  Atij që e bekon të afërmin me zë të lartë herët në mëngjes, kjo do t’i llogaritet si mallkim.+ 15  Çatia që pikon e që të bën të ikësh në një ditë me shi që s’pushon dhe gruaja që ndez grindje i ngjasin njëra-tjetrës.+ 16  Ta fshehësh atë, është si të fshehësh erën dhe të kapësh vajin me dorë. 17  Hekuri mpreh hekurin. Kështu edhe një njeri mpreh fytyrën e një tjetri.+ 18  Kush e ruan pemën e fikut, do të hajë frutin e saj,+ dhe kush e ruan zotërinë e tij, do të nderohet.+ 19  Sikurse në ujë fytyra është pasqyrim i fytyrës, edhe zemra e një njeriu pasqyron zemrën e një tjetri. 20  Sheoli dhe vendi i shkatërrimit+ s’kanë të ngopur;+ as sytë e njeriut s’kanë të ngopur.+ 21  Kazani i rafinimit është për argjendin+ dhe furra është për arin,+ kurse njeriu vihet në provë nga lëvdatat që merr.+ 22  Edhe sikur ta shtypje të marrin në havan, në mes të grurit të shtypur, marrëzia nuk do të largohej nga ai.+ 23  Duhet ta njohësh mirë gjendjen* e kopesë sate. Jepu me gjithë zemër pas tufave të tua,+ 24  sepse thesari s’mbetet përgjithmonë,+ as diadema brez pas brezi. 25  Bari i gjelbër ka shkuar, bari i ri ka dalë dhe bimësia e maleve është mbledhur.+ 26  Deshtë e rinj janë për rrobat e tua+ dhe cjeptë janë çmimi i arës. 27  Ke mjaft qumësht dhie për ushqim, për të ushqyer njerëzit e shtëpisë sate dhe për të siguruar+ jetesën e shërbëtoreve të tua.

Shënimet

Fjalë për fjalë «me një grua të huaj».
Ose «pamjen».