Proverbat 10:1-32
10 Proverbat e Solomonit.+
Bir i mençur është ai që e gëzon të atin,+ ndërsa biri budalla është hidhërimi i nënës së tij.+
2 Thesaret e të ligut s’do të kenë asnjë dobi,+ por drejtësia të çliron nga vdekja.+
3 Jehovai nuk do të bëjë që shpirti i të drejtit të ketë uri,+ por do ta shtyjë tutje dëshirimin e të ligjve.+
4 Kush punon me dorë të ngathët, do të jetë i vobektë,+ kurse dora e atij që ngulmon, do ta bëjë të pasur.+
5 Biri që vepron me gjykim të thellë, mbledh gjatë verës; biri që vepron në mënyrë të turpshme, bie në një gjumë të rëndë gjatë të korrave.+
6 Bekimet janë për kokën e të drejtit,+ por goja e të ligjve mbulon qëllimet e tyre të dhunshme.+
7 Kujtimi i të drejtit e ka hak bekimin,+ por emri i të ligjve do të tretet.+
8 Kush ka zemër të mençur, do t’i pranojë urdhërimet,+ por kush thotë marrëzi me buzët e tij, do të shkelet.+
9 Kush ecën me integritet, do të ecë në siguri,+ por kush ka udhë dredharake, do të zbulohet.+
10 Kush shkel syrin, do të sjellë dhembje,+ dhe kush thotë marrëzi me buzët e tij, do të shkelet.+
11 Burim jete është goja e të drejtit,+ por goja e të ligjve mbulohet me dhunë.+
12 Urrejtja ngjall grindje,+ por dashuria i mbulon të gjitha shkeljet.+
13 Në buzët e atij që ka kuptueshmëri gjendet mençuria,+ por shkopi është për kurrizin e atij që ka një zemër pa gjykim të mirë.*+
14 Të mençurit e ruajnë si thesar njohurinë,+ kurse goja e të marrit ka pranë rrënimin.+
15 Gjërat me vlerë janë si një qytet i fortë për njeriun e pasur.+ Rrënimi i të përvuajturve është varfëria+ e tyre.
16 Vepra e të drejtit çon në jetë;+ fitimi i të ligut çon në mëkat.+
17 Kush i përmbahet disiplinës, është në shtegun e jetës,+ por kush e lë qortimin, i çon njerëzit në rrugë të gabuar.+
18 Aty ku dikush mbulon urrejtjen, ka buzë gënjeshtare,+ dhe kush nxjerr fjalë të këqija, është budalla.+
19 Në fjalët e shumta nuk mungon shkelja,+ por kush u vë fre buzëve, vepron me maturi.+
20 Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur;+ zemra e të ligut vlen pak.+
21 Buzët e të drejtit drejtojnë* shumë veta,+ por të marrët vdesin nga një zemër pa gjykim të mirë.+
22 Bekimi i Jehovait të bën të pasur+ dhe ai nuk shton asnjë dhembje.+
23 Sjellja e shthurur është si një lojë+ për budallanë, por mençuria është për njeriun me aftësi dalluese.+
24 Të ligut ka për t’i ndodhur ajo gjë që e tmerron;+ por dëshira e të drejtëve do të plotësohet.+
25 Ashtu si kalon era e shtrëngatës, do të kalojë edhe i ligu,+ por i drejti ka një themel të qëndrueshëm.+
26 Porsi uthulla në dhëmb dhe tymi në sy është përtaci për ata që e dërgojnë.+
27 Frika nga Jehovai do të shtojë ditë,+ kurse vitet e të ligjve do të shkurtohen.+
28 Pritja e të drejtëve është gëzim,+ por shpresa e të ligjve do të marrë fund.+
29 Udha e Jehovait është kala për njeriun e paqortueshëm,+ por rrënimi është për ata që bëjnë të këqija.+
30 I drejti s’ka për t’u lëkundur në jetë të jetëve,+ ndërsa të ligjtë s’kanë për të banuar më në tokë.+
31 Goja e të drejtit jep frytin e mençurisë,+ kurse gjuha e mbrapshtisë do të pritet.+
32 Buzët e të drejtit arrijnë ta njohin atë që është e pëlqyer,+ por në gojën e të ligjve ka mbrapshti.+

