Eksodi 15:1-27
15 Atëherë Moisiu dhe bijtë e Izraelit ia morën kësaj kënge për Jehovain:+«Më lini t’i këndoj Jehovait, sepse shumë është lartësuar.+Kalin dhe kalorësin në det i ka flakëruar.+
2 Forca dhe fuqia ime është Jah,+ sepse ai është shpëtimi im.+Ky është Perëndia im dhe unë do ta përlëvdoj,+ Perëndia i atit tim+ dhe unë do ta lartësoj.+
3 Jehovai është një luftëtar burrëror.+ Jehova është emri i tij.+
4 Karrocat e faraonit dhe forcat e tij ushtarake në det i ka plandosur.+Ajka e luftëtarëve të tij në Detin e Kuq është fundosur.+
5 Ujërat vërshuese i mbulonin;+ si një gur thellësirave poshtë shkonin.+
6 Fuqinë e së djathtës sate, o Jehova, e madhërove,+me të djathtën tënde, o Jehova, armikun e dërrmove.+
7 Me epërsinë tënde të madhe i rrëzon ata që kundër teje ngrihen;+dërgon zemërimin tënd të zjarrtë, që si kashta të përpihen.+
8 Nga fryma e vrimave të hundës,+ sate ujërat u grumbulluan;si një digë përmbytjeje u ndalën;ujërat vërshuese në zemër të detit u ngurtësuan.
9 ‘Do t’i ndjek!+ Do t’i zë!+—armiku tha.—Do të bëj plaçkë+ dhe shpirti im do të mbushet me ta!Do ta zhvesh shpatën dhe dora ime do t’i përzërë!’+
10 Me frymën tënde fryve,+ dhe deti i mbuloi;+si plumb u fundosën në të madhërishmet ujëra.+
11 Kush mes perëndive, o Jehova, është porsi ti?!+Kush është si ti, që je i fuqishëm në shenjtëri?!+Nga ti duhet pasur frikë+ me këngë lëvdimi,+ Ti që bën mrekulli.+
12 E shtrive të djathtën tënde,+ dhe toka i përpiu.+
13 Me dashamirësi i prive popullit që rimëkëmbe+dhe në banesën tënde të shenjtë do t’i drejtosh me forcën tënde.+
14 Popujt do të dëgjojnë+ dhe do të turbullohen;+nga dhembjet e lindjes,+ banorët e Filistisë do të pushtohen.
15 Atëherë sheikët e Edomit kanë për t’u trazuar;despotët e Moabit dridhmat kanë për t’i pushtuar.+Gjithë banorët e Kanaanit zemra ka për t’i lëshuar.+
16 Lemeria e tmerri do të bien mbi ta.+Nga madhështia e krahut tënd, si një gur, të palëvizur do të qëndrojnë,derisa populli yt+ të kalojë, o Jehova,derisa populli që ke bërë ti,+ të kalojë.+
17 Ti do t’i sjellësh, dhe në malin e trashëgimisë sate do t’i mbjellësh,+në vendin e caktuar, o Jehova, që ke bërë gati për të banuar,+në shenjtëroren,+ o Jehova, që e kanë ngritur duart e tua.
18 Jehovai do të mbretërojë në kohë të pafundme, po, përgjithmonë.+
19 Kur në det hynë kuajt, karrocat e luftës dhe kalorësit e faraonit,+mbi ta ujërat Jehovai lëshoi,+por në tokë të thatë, në mes të detit, Izraeli kaloi.»+
20 Miriami, profetesha, motra e Aaronit,+ mori në dorë një dajre.+ Pas saj nisën të dilnin edhe të gjitha gratë e tjera me dajre e me valle.+
21 Miriami ua kthente burrave:+«Këndojini Jehovait,+ sepse shumë është lartësuar.+Kalin e kalorësin në det i ka flakëruar.»+
22 Më vonë, Moisiu e nisi Izraelin nga Deti i Kuq. Ata u drejtuan nga shkretëtira e Shurit,+ dhe marshuan për tri ditë në shkretëtirë, por nuk gjetën ujë.+
23 Pastaj mbërritën në Mara,+ por nuk mund të pinin nga uji i Marës, sepse ishte i hidhur. Ja përse ai e quajti Mara.+
24 Atëherë populli nisi të murmuriste kundër Moisiut:+ «Çfarë do të pimë?»
25 Prandaj, ai i thirri Jehovait.+ Dhe Jehovai i tregoi një pemë të vogël. Moisiu e shkuli dhe e hodhi atë në ujë, dhe uji u bë i ëmbël.+Në atë vend Ai vendosi për ta një rregull dhe një precedent ligjor, si dhe i vuri në provë.+
26 Pastaj, u tha: «Po ta dëgjosh pikë për pikë zërin e Jehovait, Perëndisë tënd, dhe të bësh atë që është e drejtë në sytë e tij e t’u vësh veshin urdhërimeve të tij, dhe po t’u bindesh gjithë rregullave të tij,+ nuk do të hedh mbi ty asnjë nga sëmundjet që hodha mbi egjiptianët,+ sepse unë jam Jehovai që të shëron.»+
27 Pas kësaj, mbërritën në Elim, ku kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma.+ Kështu, e ngritën kampin atje, pranë ujit.

