Eksodi 29:1-46

29  Ja çfarë do të bësh që t’i shenjtërosh për të më shërbyer si priftërinj: merr një dem të ri dhe dy desh,+ që të jenë të shëndetshëm,+  bukë të ndorme, kuleç të ndormë në formë unaze, të zënë me vaj, dhe galeta të ndorme, të lyera me vaj.+ Do t’i bësh me majë mielli të grurit.  Futi në një shportë+ dhe paraqiti bashkë me demin dhe dy deshtë.  Do të paraqitësh në hyrje+ të tendës së takimit Aaronin dhe bijtë e tij, dhe do t’i lash me ujë.+  Pastaj merr rrobat+ dhe vishi Aaronit petkun e gjatë, petkun pa mëngë të efodit, efodin dhe copën që vendoset para kraharorit, dhe shtrëngoje efodin me brezin.+  Vëri në kokë çallmën, dhe mbi të vendos shenjën e shenjtë të kushtimit.+  Merr edhe vajin e mirosjes,+ derdhja mbi kokë dhe mirose.+  Pastaj do të afrosh bijtë e tij dhe do t’u veshësh petkat e gjata.+  Do t’u lidhësh rripat, Aaronit dhe bijve të tij, dhe do t’u mbështjellësh rreth kokës sarëkët. Priftëria do të bëhet e tyrja, dhe ky është një ligj brez pas brezi.+ Kështu, do të emërosh*+ Aaronin dhe bijtë e tij. 10  Pastaj paraqite demin para tendës së takimit, dhe Aaroni e bijtë e tij do të vënë duart mbi kokën e demit.+ 11  There demin para Jehovait, në hyrje të tendës së takimit.+ 12  Merr ca nga gjaku+ i demit dhe vëre me gisht mbi brirët e altarit,+ ndërsa gjithë pjesën tjetër të gjakut derdhe në rrëzë të altarit.+ 13  Merr gjithë dhjamin+ që mbulon zorrët,+ rizën që është mbi mëlçinë,+ dy veshkat bashkë me dhjamin që ndodhet mbi to dhe digji* mbi altar.+ 14  Kurse mishin e demit, lëkurën dhe bajgat, digji në zjarr jashtë kampit.+ Është një blatim për mëkatin. 15  Pastaj do të marrësh njërin dash,+ dhe Aaroni e bijtë e tij do të vënë duart mbi kokën e tij.+ 16  There dashin, merri gjakun dhe spërkate altarin rreth e qark.+ 17  Ndaje dashin copa-copa, laji zorrët+ dhe këmbët, vëri copat e njëjta përballë njëra-tjetrës, dhe të gjitha copat e tjera nga këmbët deri te koka. 18  Digje gjithë dashin mbi altar. Është një blatim i djegur+ për Jehovain, një aromë e pëlqyeshme.+ Është një blatim i bërë me zjarr për Jehovain. 19  Pastaj, merr dashin tjetër dhe Aaroni e bijtë e tij do të vënë duart mbi kokën e dashit.+ 20  There dashin, merr ca nga gjaku i tij e vëre në llapën e veshit të djathtë të Aaronit dhe në llapën e veshit të djathtë të bijve të tij, në gishtin e madh të dorës së tyre të djathtë dhe në gishtin e madh të këmbës së tyre të djathtë,+ dhe me gjakun spërkat rreth e qark altarin. 21  Merr ca nga gjaku që është mbi altar dhe ca nga vaji i mirosjes,+ e spërkat Aaronin dhe rrobat e tij, si dhe bijtë e tij e rrobat e tyre, që ai dhe rrobat e tij, dhe bijtë e tij e rrobat e tyre, të jenë të shenjtë.+ 22  Merr nga dashi dhjamin, bishtin e majmë,+ dhjamin që mbulon zorrët, rizën e mëlçisë, dy veshkat bashkë me dhjamin që ndodhet mbi to, si dhe këmbën e djathtë,+ sepse është një dash për emërimin priftëror.+ 23  Merr edhe një bukë të rrumbullakët, një kulaç në formë unaze, të zënë me vaj, dhe një galetë nga shporta e kuleçve të ndormë, që ndodhet para Jehovait.+ 24  Vëri të gjitha në pëllëmbët e Aaronit dhe në pëllëmbët e bijve të tij,+ dhe tundi sa nga njëra anë në anën tjetër, si një blatim të tundur para Jehovait.+ 25  Pastaj merri nga duart e tyre dhe digji mbi altar, sipër blatimit të djegur, si një aromë të pëlqyeshme para Jehovait.+ Është një blatim i bërë me zjarr për Jehovain.+ 26  Merr gjoksin e dashit për emërimin priftëror,+ që është për Aaronin, dhe tunde sa nga njëra anë në anën tjetër, si një blatim të tundur para Jehovait; kjo do të jetë pjesa jote. 27  Do ta shenjtërosh gjoksin+ e blatimit të tundur dhe këmbën e pjesës së shenjtë, domethënë, blatimin që u tund dhe atë që u dha si kontribut nga dashi për emërimin priftëror,+ nga ai që ishte për Aaronin dhe për bijtë e tij. 28  Këto pjesë do të jenë për Aaronin dhe për bijtë e tij. Ky është një rregull që do të zbatohet brez pas brezi nga bijtë e Izraelit, sepse janë pjesë të shenjta.+ Do të jenë pjesë të shenjta, që do të jepen nga bijtë e Izraelit. Nga flijimet e tyre në bashkësi,+ kjo është pjesa e tyre e shenjtë për Jehovain. 29  Rrobat e shenjta+ të Aaronit do të shërbejnë për bijtë e tij,+ për t’i mirosur+ me to dhe për t’i emëruar me to.+ 30  Prifti që do t’i zërë vendin, pra njëri nga bijtë e tij, dhe që do të hyjë në tendën e takimit, do t’i veshë ato për shtatë ditë.+ 31  Ti do të marrësh dashin për emërimin priftëror dhe do ta ziesh mishin e tij në një vend të shenjtë.+ 32  Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë+ mishin e dashit dhe bukën që ndodhet në shportë në hyrje të tendës së takimit. 33  Ata do t’i hanë gjërat me të cilat është bërë shlyerja për t’i emëruar, që t’i shenjtërojnë.+ Por ato nuk mund t’i hajë askush tjetër, sepse janë diçka e shenjtë.+ 34  Nëse nga mishi i flijimit të emërimit priftëror dhe nga buka tepron diçka deri në mëngjes, atëherë atë që ka tepruar, digje në zjarr.+ Nuk do të hahet, sepse është diçka e shenjtë. 35  Në këtë mënyrë do të veprosh me Aaronin dhe me bijtë e tij, në përputhje me të gjitha ato që të urdhërova.+ Do të të duhen shtatë ditë për t’i emëruar.+ 36  Për të bërë shlyerjen, do të flijosh çdo ditë demin e blatimit për mëkatin,+ dhe do të pastrosh altarin nga mëkati, duke bërë për të shlyerjen, dhe do ta mirosësh+ që ta shenjtërosh. 37  Shtatë ditë do të të duhen që të bësh shlyerjen për altarin, dhe do ta shenjtërosh,+ që të bëhet një altar shumë i shenjtë.+ Kushdo që e prek altarin, duhet të jetë i shenjtë.+ 38  Ja çfarë do të flijosh mbi altar: dy qengja meshkuj motakë, ditë për ditë.+ 39  Një qengj do ta flijosh në mëngjes,+ kurse tjetrin ndaj të ngrysur.+ 40  Bashkë me qengjin e parë do të japësh edhe një të dhjetë efe majë mielli,+ të përzier me një çerek hini vaj prej ullinjsh të shtypur, dhe blatimin në pije+ prej një të katërt hini verë. 41  Qengjin e dytë do ta flijosh ndaj të ngrysur bashkë me një blatim në drithë+ dhe me një blatim në pije si ata të mëngjesit. Do ta japësh si një aromë të pëlqyeshme, si një blatim të bërë me zjarr për Jehovain. 42  Është një blatim i djegur i vazhdueshëm,+ që do ta paraqitni brez pas brezi në hyrje të tendës së takimit para Jehovait, ku unë do të shfaqem për të folur me ty.+ 43  Do t’u shfaqem atje bijve të Izraelit, dhe ai vend do të shenjtërohet nga lavdia ime.+ 44  Unë do të shenjtëroj tendën e takimit dhe altarin; do të shenjtëroj+ Aaronin dhe bijtë e tij, që të më shërbejnë si priftërinj. 45  Do të banoj mes bijve të Izraelit dhe do të jem Perëndia i tyre.+ 46  Ata do ta marrin vesh se unë jam Jehovai, Perëndia i tyre, që i nxori nga vendi i Egjiptit për të banuar mes tyre.+ Unë jam Jehovai, Perëndia i tyre.+

Shënimet

Shih shënimin te Da 28:41. Njëlloj edhe në vargjet 22, 29, 33 dhe 35.
Shprehja në gjuhën origjinale fjalë për fjalë do të thotë «bëj të nxjerrë tym».