Eksodi 31:1-18

31  Jehovai i tha Moisiut:  «Ja, unë po e thërras me emër Bezalelin,+ birin e Urit, nipin e Hurit, nga fisi i Judës.+  Do ta mbush me frymën e Perëndisë, me mençuri, kuptueshmëri e njohuri, që të jetë i aftë në çdo lloj zanati:+  të skicojë modele, të punojë arin, argjendin e bakrin,+  të punojë gurët për t’i ngallmuar+ dhe drurin për të bërë prodhime të çdo lloji.+  Bashkë me të po caktoj edhe Oholiabin, birin e Ahisamakut, nga fisi i Danit,+ dhe do të shtie në zemrën e të gjithë njerëzve të aftë mençuri, që të bëjnë çdo gjë që të urdhërova:+  tendën e takimit,+ Arkën+ për dëshminë, kapakun e saj,+ gjithë pajisjet e tendës,  tryezën me pajisjet e saj,+ shandanin prej ari të kulluar me gjithë pajisjet e tij,+ altarin e temjanit,+  altarin e blatimit të djegur me gjithë pajisjet e tij,+ legenin dhe mbajtësen e tij,+ 10  rrobat e endura hollë, rrobat e shenjta për priftin Aaron, rrobat e bijve të tij, që të shërbejnë si priftërinj,+ 11  vajin e mirosjes dhe temjanin aromatik për shenjtëroren.+ Ata do të veprojnë në përputhje me gjithçka që të urdhërova.» 12  Më tej, Jehovai i tha Moisiut: 13  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Kini veçanërisht kujdes të mbani sabatet e mia,+ sepse janë një shenjë mes meje dhe jush për tërë brezat tuaj, që të dini se unë, Jehovai, po ju shenjtëroj.+ 14  Mbajeni sabatin, sepse është diçka e shenjtë për ju.+ Ai që do ta përdhosë, do të vritet patjetër.+ Në rast se dikush punon gjatë sabatit, ai shpirt të shfaroset nga populli i tij.+ 15  Mund të punoni gjashtë ditë, por dita e shtatë është sabat, pushim i plotë.+ Është diçka e shenjtë për Jehovain. Kushdo që punon ditën e sabatit, do të vritet patjetër. 16  Bijtë e Izraelit do ta mbajnë sabatin e do ta kremtojnë brez pas brezi. Është një besëlidhje në kohë të pafundme.+ 17  Sabati është një shenjë brez pas brezi mes meje dhe bijve të Izraelit,+ sepse në gjashtë ditë Jehovai bëri qiejt dhe tokën, kurse ditën e shtatë nisi të pushonte.’»+ 18  Sapo mbaroi të fliste me të në malin Sinai, ai i dha Moisiut dy pllakat e Dëshmisë,+ pllaka guri, të shkruara me gishtin e Perëndisë.+

Shënimet