Eksodi 21:1-36

21  Këto janë ligjet që do t’u japësh atyre:+  ‘Në rast se blen një skllav hebre,+ ai do të jetë skllav për gjashtë vjet, por vitin e shtatë do të shkojë i lirë, pa paguar asgjë.+  Nëse ka ardhur vetëm, vetëm do të shkojë. Nëse ka qenë burrë* i një gruaje, edhe gruaja e tij do të shkojë bashkë me të.  Nëse zotëria i ka dhënë një grua, dhe ajo i ka lindur bij e bija, gruaja dhe fëmijët e saj do të bëhen të zotërisë,+ kurse ai do të shkojë vetëm.+  Por nëse skllavi këmbëngul: “Unë e dua zotërinë tim, gruan dhe fëmijët e mi, prandaj nuk dua të shkoj i lirë”,+  atëherë zotëria i tij do ta nxjerrë para Perëndisë së vërtetë, do ta mbështetë te dera ose te shtalka dhe do t’i shpojë veshin me fëndyell. Kështu ai do të jetë skllavi i tij gjithë jetën.+  Në rast se një burrë shet të bijën si skllave,+ ajo nuk do të lirohet njësoj si një skllav.  Në rast se ajo nuk i pëlqen zotërisë së saj, dhe ai nuk e mban si konkubinë,*+ por vendos që ajo të shpengohet, ai nuk ka të drejtë t’ia shesë një populli të huaj, sepse ka vepruar pabesisht me të.  Por nëse e ka marrë për të birin, duhet ta trajtojë sipas së drejtës që u takon bijave.+ 10  Në rast se ai merr një grua tjetër, nuk do t’ia pakësojë së parës as ushqimin, as veshjen+ dhe do të përmbushë me të detyrën martesore.+ 11  Por nëse nuk ia plotëson këto tri gjëra, ajo do të shkojë e lirë pa paguar asgjë. 12  Kush godet një njeri dhe i shkakton vdekjen, do të vritet patjetër.+ 13  Por nëse një njeri nuk i kishte ngritur pritë tjetrit, dhe megjithatë Perëndia i vërtetë e lë këtë gjë të ndodhë nga dora e atij njeriu,+ atëherë unë do të caktoj një vend ku ai të ikë.+ 14  Në rast se një njeri nxehet me një tjetër, deri në atë pikë sa ta vrasë me dredhi,+ do ta marrësh, qoftë edhe nga altari tim, dhe do ta vrasësh.+ 15  Kush rreh babanë ose nënën, do të vritet patjetër.+ 16  Kush rrëmben një njeri,+ edhe sikur ta shesë,+ edhe sikur t’i gjendet akoma në duar, do të vritet patjetër.+ 17  Kush mallkon atin ose nënën, do të vritet patjetër.+ 18  Në rast se disa burra grinden, dhe njëri e godet tjetrin me gurë ose me shat dhe ky nuk vdes, por zë shtratin, 19  nëse ngrihet dhe ecën i mbështetur në një shkop, ai që e goditi, nuk do të ndëshkohet. Do të japë vetëm një dëmshpërblim për kohën që tjetri ka humbur nga puna, derisa të shërohet plotësisht. 20  Në rast se dikush godet+ skllavin ose skllaven e tij me shkop, dhe ai ose ajo i vdes në dorë, atyre do t’u merret haku patjetër.+ 21  Megjithatë, nëse mbijeton për një a dy ditë, nuk do t’u merret haku, sepse i ka blerë me para. 22  Në rast se disa burra zihen me njëri-tjetrin dhe godasin një grua shtatzënë, dhe asaj i del fëmija+ jashtë, por nuk ndodh asnjë aksident vdekjeprurës, fajtori do të paguajë patjetër dëmin që do t’i kërkojë burri* i saj. Ai do të paguajë si të vendosin gjykatësit.+ 23  Por nëse ndodh ndonjë aksident vdekjeprurës, do ta paguajë shpirt për shpirt,+ 24  sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë,+ 25  djegie për djegie, plagë për plagë, goditje për goditje.+ 26  Në rast se dikush godet skllaven a skllavin e tij në sy dhe ia dëmton, ai do ta lërë të shkojë i lirë, si dëmshpërblim për syrin.+ 27  Në qoftë se i thyen dhëmbin skllaves a skllavit të tij, do ta lërë të shkojë i lirë, si dëmshpërblim për dhëmbin. 28  Në rast se një dem godet me brirë një burrë a një grua, dhe ai njeri vdes, demi do të vritet patjetër me gurë,+ por mishi i tij nuk do të hahet. I zoti i demit nuk do të ndëshkohet. 29  Por nëse një dem edhe më parë e kishte zakon të godiste me brirë, dhe i zoti ishte paralajmëruar për këtë gjë, por nuk e ruante, dhe demi vret një burrë a një grua, ai do të vritet me gurë, e po kështu edhe i zoti. 30  Nëse i kërkohet të paguajë një shpërblesë, ai do të paguajë çmimin e shpengimit për shpirtin e vet, aq sa t’i kërkohet.+ 31  Edhe po të godasë një djalë a një vajzë, ai do të gjykohet po sipas këtij ligji.+ 32  Nëse demi ka goditur një skllav a një skllave, i zoti i demit do t’i paguajë pronarit të atij njeriu një çmim prej tridhjetë siklash,+ kurse demi do të vritet me gurë. 33  Në rast se dikush zbulon një gropë ose në rast se gërmon vetë një gropë, por nuk e mbulon, dhe një dem a një gomar bie brenda,+ 34  pronari i gropës do të paguajë dëmshpërblimin.+ Çmimin do t’ia paguajë të zotit, kurse kafsha e ngordhur do t’i takojë atij. 35  Në rast se demi i dikujt godet demin e një tjetri, dhe ai ngordh, demin e gjallë do ta shesin dhe paratë e paguara për të do t’i ndajnë bashkë. Edhe demin e ngordhur do ta ndajnë bashkë.+ 36  Por nëse dihej që demi edhe më parë e kishte zakon të godiste, por i zoti nuk e ruante,+ ai do të paguajë patjetër dëmshpërblimin,+ dem për dem, kurse demi i ngordhur do t’i takojë atij.

Shënimet

Fjalë për fjalë «pronar».
Në një martesë poligame, është gruaja me të cilën një burrë është martuar përveç gruas së tij kryesore (apo, grave kryesore) dhe që ka një status më të ulët se ajo.
Shih shënimin në vargun 3.