Eksodi 20:1-26
20 Pastaj Perëndia nisi të thoshte gjithë këto fjalë:+
2 «Unë jam Jehovai, Perëndia yt,+ që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.+
3 Mos ki perëndi të tjera+ përveç meje.*
4 Mos bëj asnjë shëmbëlltyrë të gdhendur, asnjë formë të ngjashme me asgjë që është lart në qiell, poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.+
5 Mos u përkul para tyre dhe mos u shërbe,+ sepse unë Jehovai, Perëndia yt, jam një Perëndi që kërkoj të më përkushtohesh vetëm mua,+ që për fajin e etërve ndëshkoj bijtë, deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë.+
6 Por u tregoj dashamirësi për mijëra breza atyre që më duan dhe që mbajnë urdhërimet e mia.+
7 Mos e zër në gojë kot emrin e Jehovait, Perëndisë tënd,+ sepse Jehovai nuk do ta lërë pa ndëshkuar atë që e zë në gojë kot emrin e tij.+
8 Për të kujtuar ditën e sabatit e për ta shenjtëruar,+
9 do të punosh e do të bësh gjithçka që ke për të bërë për gjashtë ditë.+
10 Ndërsa dita e shtatë është një sabat për Jehovain, Perëndinë tënd.+ Mos bëni asnjë punë, as ti, as biri e as bija jote, as skllavi e as skllavja jote, as kafsha jote shtëpiake dhe as i ardhuri që gjendet brenda portave të tua.+
11 Sepse në gjashtë ditë Jehovai bëri qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në ta,+ dhe ditën e shtatë nisi të pushonte.+ Ja përse Jehovai e bekoi ditën e sabatit dhe e bëri të shenjtë.+
12 Ndero atin dhe nënën tënde,+ që të kesh ditë të gjata në tokën që po të jep Jehovai, Perëndia yt.+
13 Mos vrit.+
14 Mos kryej kurorëshkelje.+
15 Mos vidh.+
16 Mos jep dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.+
17 Mos dëshiro shtëpinë e tjetrit. Mos dëshiro gruan e tjetrit,+ as skllavin e as skllaven e tij, as demin e as gomarin e tij, as gjithçka që i përket atij.»+
18 Gjithë populli i dëgjonte bubullimat dhe tingullin e bririt, si dhe shihte vetëtimat e malin që nxirrte tym. Kur populli i pa dhe i dëgjoi këto, u drodh dhe qëndroi në njëfarë largësie.+
19 Pastaj, nisën t’i thoshin Moisiut: «Fol ti me ne, dhe ne do të dëgjojmë, por të mos na flasë Perëndia, nga frika se mos vdesim.»+
20 Prandaj, Moisiu i tha popullit: «Mos kini frikë, sepse Perëndia i vërtetë erdhi që t’ju vërë në provë+ dhe që frika ndaj tij t’ju qëndrojë gjithnjë para syve e të mos mëkatoni.»+
21 Populli qëndronte në njëfarë largësie, kurse Moisiu iu afrua reve të errëta ku ishte Perëndia i vërtetë.+
22 Jehovai i tha Moisiut:+ «Kështu do t’u thuash bijve të Izraelit: ‘Ju e patë vetë se unë ju fola nga qiejt.+
23 Mos bëni perëndi prej argjendi, që t’i barazoni me mua dhe as perëndi prej ari.+
24 Do të më bëni një altar prej dheu+ e mbi të do të flijoni blatimet tuaja të djegura dhe flijimet tuaja në bashkësi, kopetë dhe tufat tuaja.+ Në çdo vend që do të zgjedh ku të kujtohet emri im, do të vij te ju dhe do t’ju bekoj.+
25 Nëse më bën një altar me gurë, nuk do ta ndërtosh me gurë të latuar, sepse po përdore daltën, do ta përdhosësh.+
26 Në altarin tim nuk do të ngjitesh me shkallë, që të mos zbulohen mbi të pjesët e tua intime.’
Shënimet
^ Ose «kundër meje».

