Eksodi 32:1-35
32 Ndërkohë, populli pa që Moisiu po vononte të zbriste nga mali.+ Prandaj, u mblodhën rreth Aaronit dhe i thanë: «Ngrihu, na bëj një perëndi që të na prijë,+ sepse Moisiut, njeriut që na nxori nga vendi i Egjiptit,+ nuk e dimë ç’i ka ndodhur.»
2 Aaroni ua ktheu: «Hiqni vathët e artë+ nga veshët e grave tuaja, të bijve dhe të bijave tuaja, dhe m’i sillni.»
3 Kështu, gjithë populli hoqën vathët e artë që kishin në veshë dhe ia çuan Aaronit.
4 Atëherë ai e mori arin që i çuan, i dha formë+ me një vegël për skalitje dhe bëri një shtatore viçi të derdhur në ar.+ Pastaj, ata nisën të thoshin: «Ky është Perëndia yt, o Izrael, që të nxori nga vendi i Egjiptit.»+
5 Kur e pa këtë, Aaroni ndërtoi një altar përpara shtatores dhe u tha: «Nesër do të ketë një festë për Jehovain.»
6 Kështu, të nesërmen ata u ngritën herët, nisën të flijonin blatime të djegura dhe të paraqitnin flijime në bashkësi. Pastaj, populli u ul të hante e të pinte. Më pas, u ngritën të dëfrenin.+
7 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Shko, zbrit, sepse populli yt, që ti e nxore nga vendi i Egjiptit, ka vepruar keq.+
8 Janë larguar me vrap nga udha në të cilën i urdhërova të shkonin.+ Kanë bërë një shtatore viçi të derdhur, përkulen para saj, i bëjnë flijime dhe thonë: ‘Ky është Perëndia yt, o Izrael, që të nxori nga vendi i Egjiptit.’»+
9 Jehovai i tha akoma Moisiut: «Kam parë që ky është një popull me qafë të fortë.+
10 E pra, lërmë të më ndizet zemërimi kundër tyre e t’i shfaros,+ dhe të të bëj ty një komb të madh.»+
11 Moisiu u përpoq të zbuste zemërimin* e Jehovait+ dhe i tha: «Përse, o Jehova, të të ndizet zemërimi+ kundër popullit tënd, që e nxore nga vendi i Egjiptit me fuqi të madhe dhe me dorë të fortë?
12 Përse të thonë egjiptianët:+ ‘I nxori për qëllime të këqija, që t’i vriste mes maleve e t’i shfaroste nga faqja e dheut.’+ Hiq dorë nga zemërimi yt i zjarrtë,+ të të vijë keq+ dhe mos ia bëj këtë popullit tënd.
13 Kujto Abrahamin, Isakun dhe Izraelin, shërbëtorët e tu, të cilëve iu betove për veten tënde+ dhe u the: ‘Do ta shumoj farën tuaj si yjet e qiellit,+ dhe gjithë vendin për të cilin fola, do t’ia jap farës suaj,+ që ta zotërojnë përgjithmonë.’»+
14 Prandaj, Jehovait nisi t’i vinte keq për atë që kishte thënë se do t’i bënte popullit të tij.+
15 Pastaj, Moisiu u kthye dhe zbriti nga mali+ me dy pllakat e Dëshmisë+ në dorë, të shkruara nga të dyja anët. Ato ishin të shkruara edhe nga njëra anë, edhe nga ana tjetër.
16 Pllakat ishin punuar nga Perëndia, dhe shkrimi ishte shkrimi i Perëndisë, i skalitur në to.+
17 Edhe Josiu e dëgjoi zhurmën e popullit që po bërtiste, dhe i tha Moisiut: «Nga kampi vjen një zhurmë beteje.»+
18 Por ai iu përgjigj:«Ky nuk është tingulli i një kënge për bëma të fuqishme,+as tingulli i një kënge disfate.Ky që po dëgjoj, është tingulli i një kënge tjetër.»
19 Sapo iu afrua kampit dhe pa viçin+ e vallet, Moisiut iu ndez zemërimi. I hodhi menjëherë pllakat nga duart dhe i copëtoi në rrëzë të malit.+
20 Pastaj mori viçin që kishin bërë ata, e dogji në zjarr dhe e thërrmoi derisa u bë pluhur.+ E përhapi pluhurin në ujë,+ dhe ua dha bijve të Izraelit që ta pinin.+
21 Atëherë, Moisiu i tha Aaronit: «Ç’të bëri ky popull, që e ngarkove me një mëkat kaq të madh?!»
22 Aaroni iu përgjigj: «Mos u zemëro, zotëria im. Ti e di mirë që ky popull priret nga e liga.+
23 Ata më thanë: ‘Na bëj një Perëndi që të na prijë,+ sepse Moisiut, njeriut që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk e dimë ç’i ka ndodhur.’
24 Ndaj u thashë: ‘Kush të ketë ar, ta heqë e të ma japë mua.’ Pastaj e hodha në zjarr, dhe doli ky viç.»
25 Moisiu pa që populli ishte shfrenuar, sepse Aaroni i kishte lënë pa fre,+ që të çnderoheshin mes kundërshtarëve të tyre.+
26 Prandaj, Moisiu qëndroi në hyrje të kampit dhe tha: «Kush është me Jehovain? Le të vijë pranë meje!»+ Gjithë bijtë e Levit u mblodhën rreth tij.
27 Ai u tha: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Secili të ngjeshë shpatën në ijë. Kaloni përmes kampit, shkoni portë më portë dhe secili të vrasë vëllanë, të afërmin dhe shokun e vet të ngushtë.’»+
28 Bijtë e Levit+ bënë si u tha Moisiu. Atë ditë nga populli ranë tre mijë burra.
29 Moisiu u tha përsëri: «Forcohuni* sot për t’i shërbyer Jehovait,+ secili kundër birit të vet dhe kundër vëllait të vet,+ që ai t’ju bekojë.»+
30 Të nesërmen Moisiu i tha popullit: «Ju keni kryer një mëkat të rëndë,+ prandaj tani unë do të ngjitem te Jehovai. Ndoshta mund ta ndreq mëkatin tuaj.»+
31 Kështu, Moisiu u kthye te Jehovai dhe i tha: «Ah, ky popull ka kryer një mëkat të rëndë, sepse bënë një perëndi të artë!+
32 Megjithatë, nëse ua fal mëkatin,+. . . përndryshe, të lutem, më fshi+ nga libri+ që ke shkruar.»
33 Por Jehovai i tha Moisiut: «Këdo që ka mëkatuar kundër meje, do ta fshij nga libri im.+
34 Tani, eja, drejtoje popullin atje ku të thashë, dhe engjëlli im do të shkojë para teje.+ Megjithatë, kur të vijë dita për t’i ndëshkuar, do t’i ndëshkoj për mëkatin e tyre.»+
35 Kështu, Jehovai e goditi popullin me plagë, ngaqë bënë viçin, domethënë atë që bëri Aaroni.+

