Kalo te përmbajtja

Ç’të bëj nëse prindërit e mi po divorcohen?

Ç’të bëj nëse prindërit e mi po divorcohen?

Ja ç’mund të bësh

 Fol për shqetësimet e tua. Bëjua të ditur prindërve sa i trishtuar ose i pështjelluar je. Mbase do të mund të të shpjegojnë çfarë po ndodh dhe kështu ta pakësosh ankthin.

 Nëse prindërit nuk arrijnë të të japin mbështetjen e duhur, mund t’i hapesh një miku të pjekur.—Proverbat 17:17.

 Mbi të gjitha, Ati yt qiellor, ‘Dëgjuesi i lutjes’ është i gatshëm të të dëgjojë. (Psalmi 65:2) Zbrazja zemrën atij, ‘sepse ai interesohet për ty’.—1 Pjetrit 5:7.

Çfarë nuk duhet të bësh?

Të kapërcesh divorcin e prindërve është si shërimi i krahut të thyer—mund të jetë e dhimbshme, por me kalimin e kohës shërohet

 Mos mbaj mëri. «Prindërit e mi ishin egoistë,—thotë Danieli, prindërit e të cilit u ndanë kur ishte shtatë vjeç.—Ata s’e vrisnin shumë mendjen për ne dhe për ndikimin e veprimeve të tyre te ne.»

 Ç’pasoja do të kishte Danieli nëse nuk do ta frenonte zemërimin dhe do të mbante mëri?—E dhënë: Lexo Proverbat 29:22.

 Pse mund të jetë mirë për Danielin që të përpiqet t’i falë prindërit për lëndimin që i kanë shkaktuar?—E dhënë: Lexo Efesianëve 4:31, 32.

 Mos u sill në një mënyrë që i shkakton probleme vetes. «Isha i mërzitur dhe i dëshpëruar pas divorcit të prindërve,—kujton Deni.—Fillova të kisha probleme në shkollë dhe ngela në klasë një vit. Pas kësaj . . . u bëra si klouni i klasës dhe futesha në shumë sherre.»

 Sipas teje, çfarë po përpiqej të arrinte Deni duke u bërë klouni i klasës ose duke u futur në sherre?

 Si mund t’i ndihmojë parimi te Galatasve 6:7 njerëzit si Deni që të mos sillen në një mënyrë që i shkaktojnë probleme vetes?

 Dëmtimet emocionale kërkojnë kohë që të shërohen. Por, ndërsa jeta jote fillon të rikthehet në normalitet, edhe ti do të fillosh të ndihesh sërish si më parë.