Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Pse është kaq e paarritshme paqja në botë?

Paqen në botë do ta sjellë vetëm një qeveri që mund të ndryshojë zemrat e njerëzve

Bibla jep dy arsye kryesore. Së pari, megjithëse ka arritur të bëjë gjëra mahnitëse, njeriu nuk është krijuar me aftësinë për të drejtuar as hapat e vet. Së dyti, planet njerëzore kanë dështuar sepse «e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut», Satana Djallit. Ja pse njerëzit, me gjithë përpjekjet e tyre, nuk kanë arritur të vendosin paqen në botë.—Lexo Jereminë 10:23; 1 Gjonit 5:19.

Edhe interesat vetjake e ambiciet njerëzore e kanë bërë paqen të paarritshme. Paqen në botë do ta sjellë vetëm një qeveri botërore që mund t’i mësojë njerëzit të duan drejtësinë dhe të kujdesen për njëri-tjetrin.—Lexo Isainë 32:17; 48:18, 22.

Kush do ta sjellë paqen në tokë?

Perëndia i Plotfuqishëm ka premtuar se do të sjellë vetëm një qeveri që të sundojë mbi gjithë njerëzimin. Ajo do të zëvendësojë qeveritë njerëzore. (Danieli 2:44) Jezui, Biri i Perëndisë, do të sundojë si Princ i Paqes. Ai do ta zhdukë ligësinë nga e gjithë toka dhe do t’u mësojë njerëzve udhën e paqes.—Lexo Isainë 9:6, 7; 11:4, 9.

Nën drejtimin e Jezuit, tashmë miliona veta në mbarë botën po përdorin Fjalën e Perëndisë, Biblën, për t’u mësuar njerëzve si të jetojnë në paqe me të tjerët. Së shpejti, paqja botërore do të bëhet realitet.—Lexo Isainë 2:3, 4; 54:13.