Numrat 10:1-36
10 Jehovai i tha Moisiut:
2 «Bëj dy trumbeta+ argjendi. Do t’i bësh të punuara me çekan dhe do të të shërbejnë që të thërrasësh+ asamblenë dhe që të lëvizësh kampet.
3 Kur ato të bien të dyja, tërë asambleja duhet të takohet me ty, siç është lënë, në hyrje të tendës së takimit.+
4 Nëse bie vetëm njëra, me ty duhet të takohen prijësit, që janë krerët e mijëra burrave të Izraelit.+
5 Kur të dëgjohet një tingull i shkurtër dhe i përsëritur, duhet të nisen kampet e atyre që fushojnë në lindje.+
6 Kur të dëgjohet një tingull i shkurtër dhe i përsëritur për herë të dytë, duhet të nisen kampet e atyre që fushojnë në jug.+ Sa herë që të niset ndonjë ndarje, ato duhet të nxjerrin një tingull të shkurtër dhe të përsëritur.
7 Kur të mblidhni kongregacionin, ju duhet t’u bini trumbetave,+ por jo me një tingull të shkurtër dhe të përsëritur.
8 Bijtë e Aaronit që janë priftërinj do t’u bien trumbetave+ dhe tingulli i tyre do t’ju shërbejë si ligj i përhershëm gjatë gjithë brezave tuaj.
9 Ju duhet të lëshoni kushtrimin me trumbeta+ edhe në rastin kur duhet të dilni në luftë kundër shtypësve që ju bien në qafë+ në vendin tuaj, dhe me siguri Jehovai, Perëndia juaj, do t’ju kujtojë e do të shpëtoni nga armiqtë.+
10 Në ditë gëzimi,+ periudha festash+ dhe fillime muajsh,+ duhet t’u bini trumbetave sipër blatimeve të djegura+ dhe flijimeve në bashkësi.+ Tingulli i tyre do të shërbejë që Perëndia juaj t’ju kujtojë. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.»+
11 Mirëpo vitin e dytë, ditën e njëzetë të muajit+ të dytë, reja u ngrit nga tabernakulli+ i Dëshmisë.
12 Bijtë e Izraelit u nisën nga shkretëtira e Sinait sipas rregullit të nisjes,+ dhe reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.+
13 Ishte hera e parë që ata niseshin sipas urdhrit që Jehovai i kishte dhënë Moisiut.+
14 Kështu, e para fare u nis ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Judës, sipas njësive të tyre ushtarake,+ dhe Nahasoni,+ biri i Aminadabit, ishte në krye të njësisë së tij.
15 Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Isakarit ishte Netaneli,+ biri i Zuarit.
16 Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Zabulonit ishte Eliabi, biri i Helonit.+
17 Tabernakulli u çmontua,+ dhe bijtë e Gershonit+ me bijtë e Merarit,+ që mbartnin tabernakullin, u nisën.
18 Pastaj u nis ndarja trifisëshe e kampit të Rubenit,+ sipas njësive të tyre ushtarake, dhe Elizuri,+ biri i Shedeurit, ishte në krye të njësisë së tij.
19 Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Simeonit+ ishte Shelumieli,+ biri i Zurishadait.
20 Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Gadit ishte Eliasafi,+ biri i Deuelit.
21 Më pas u nisën kehathitët, që mbartnin gjërat e shenjta të shenjtërores.+ Tabernakulli duhej të ishte i ngritur para se këta të mbërrinin.
22 Pastaj u nis ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Efraimit,+ sipas njësive të tyre ushtarake, dhe Elishami,+ biri i Amihudit, ishte në krye të njësisë së tij.
23 Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Manaseut+ ishte Gamalieli,+ biri i Pedahzurit.
24 Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Beniaminit+ ishte Abidani,+ biri i Gideoniut.
25 Ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Danit+ u nis, duke formuar praparojën+ për të gjitha kampet, sipas njësive të tyre ushtarake, dhe Ahiezeri,+ biri i Amishadait, ishte në krye të njësisë së tij.
26 Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Asherit+ ishte Pagieli,+ biri i Okranit.
27 Në krye të njësisë ushtarake të fisit të bijve të Neftalit+ ishte Ahirai,+ biri i Enanit.
28 Kështu pra, bëhej nisja e bijve të Izraelit, sipas njësive të tyre ushtarake.+
29 Atëherë Moisiu i tha Hobabit, birit të midianitit Reuel,+ që ishte vjehrri i Moisiut: «Ne po nisemi drejt vendit për të cilin Jehovai tha: ‘Do t’jua jap juve.’+ Eja me ne dhe ne do të të mbajmë mirë,+ sepse Jehovai ka folur mirë për Izraelin.»+
30 Por ai ia ktheu: «Jo, nuk vij. Unë do të shkoj në vendin tim+ dhe te të afërmit e mi.»
31 Atëherë ai i tha: «Të lutem, mos na lër, sepse ti e di mirë ku të fushojmë në shkretëtirë, dhe do të jesh si sytë për ne.
32 Po qe se vjen me ne,+ çdo të mirë që do të na bëjë Jehovai, ne do të ta bëjmë ty.»
33 Kështu, u nisën nga mali i Jehovait+ për të bërë tri ditë udhë. Arka e besëlidhjes së Jehovait+ shkonte para tyre, duke bërë tri ditë udhë në kërkim të një vendi ku të pushonin.+
34 Reja e Jehovait+ qëndronte mbi ta gjatë ditës, kur niseshin nga kampi.
35 Kur Arka nisej për udhë, Moisiu thoshte: «Ngrihu, o Jehova, e le të shpërndahen armiqtë e tu!+ Ata që të urrejnë thellësisht, le t’ia mbathin para teje!»+
36 Ndërsa kur ajo ndalej, ai thoshte: «Kthehu, o Jehova, te burrat e panumërt të Izraelit.»+

