Numrat 6:1-27

6  Jehovai i tha Moisiut:  «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Në rast se një burrë ose një grua zotohet që të jetojë si nazire+ për Jehovain,  ai duhet të heqë dorë nga vera dhe nga pijet dehëse. Nuk duhet të pijë uthull të bërë nga vera ose uthull të bërë nga pije dehëse.+ Gjithashtu, nuk duhet të pijë asnjë lloj lëngu të bërë nga rrushi dhe nuk duhet të hajë rrush as të freskët, as të thatë.  Për sa ditë të jetë nazire, nuk duhet të hajë asgjë të bërë nga hardhia, as rrushin e pabërë dhe as lëkurën.  Gjatë gjithë ditëve të zotimit të tij për të jetuar si nazire, mbi kokën e tij+ nuk duhet të kalojë brisku. Ai duhet të jetë i shenjtë, duke i lënë flokët+ të rriten, gjersa të mbushen ditët për të cilat ai u nda për Jehovain.  Për sa ditë të qëndrojë i ndarë për Jehovain, të mos i afrohet asnjë shpirti të vdekur.+  Të mos ndotet as kur të vdesë i ati, e ëma,+ i vëllai ose e motra, sepse mbi kokë ka shenjën e nazireatit për Perëndinë e tij.  Gjatë gjithë ditëve të nazireatit, ai do të jetë i shenjtë për Jehovain.  Por në rast se gjatë këtyre ditëve dikush vdes afër tij+ krejt papritur, dhe koka e tij ndotet, atëherë ai duhet ta rruajë+ kokën ditën kur të shpallet i pastër; ta rruajë ditën e shtatë. 10  Ditën e tetë duhet t’i sjellë priftit dy turtuj ose dy zogj pëllumbash në hyrje të tendës së takimit.+ 11  Prifti do ta përdorë njërin si blatim për mëkatin,+ ndërsa tjetrin si blatim të djegur,+ dhe të bëjë shlyerjen për të, pasi ka mëkatuar meqë ka prekur një shpirt të vdekur. Pastaj, atë ditë ai duhet të shenjtërojë kokën e tij. 12  Gjatë ditëve të nazireatit+ të tij, ai duhet të jetojë si nazire për Jehovain dhe të sjellë një qengj mashkull motak si blatim për fajin.+ Ditët e mëparshme nuk do të numërohen, ngaqë ai e ndoti nazireatin e tij. 13  Ky, pra, është ligji për nazireun: kur të mbushen ditët e nazireatit të tij,+ atë do ta sjellin në hyrje të tendës së takimit. 14  Ai do t’i paraqitë si blatim Jehovait një qengj mashkull të shëndetshëm e motak si blatim të djegur,+ një qengj femër, të shëndetshëm motak, si blatim për mëkatin,+ një dash të shëndetshëm si flijim në bashkësi,+ 15  një shportë me kuleç të ndormë në formë unaze, të bërë me majë mielli+ të përzier me vaj,+ galeta të ndorme të lyera me vaj,+ blatimin e tyre në drithë+ dhe blatimet e tyre në pije.+ 16  Prifti do t’i nxjerrë ato para Jehovait dhe të paraqitë blatimin e vet për mëkatin dhe blatimin e vet të djegur.+ 17  Ai do t’i paraqitë Jehovait dashin si flijim në bashkësi+ bashkë me shportën e kuleçve të ndormë, kurse prifti do të paraqitë blatimin në drithë+ dhe blatimin në pije të dashit. 18  Nazireu do t’i rruajë+ flokët e nazireatit të tij në hyrje të tendës së takimit, do t’i marrë ato e do t’i vërë në zjarrin që gjendet poshtë flijimit në bashkësi. 19  Prifti do të marrë një shpatull të zier+ nga dashi, një kulaç të ndormë në formë unaze nga shporta dhe një galetë të ndorme,+ e do t’ia vërë në dorë nazireut, pasi të ketë rruar flokët që janë shenjë e nazireatit të tij. 20  Prifti do t’i tundë si blatim të tundur para Jehovait.+ Këto bashkë me gjoksin+ që jepet si blatim i tundur dhe me këmbën që jepet si kontribut,+ janë një gjë e shenjtë për priftin. Pas kësaj nazireu mund të pijë verë.+ 21  Ky është ligji për nazireun,+ që zotohet të bëjë blatimin e tij para Jehovait për nazireatin e tij, veç atij që mund të bëjë sipas mundësisë. Ai duhet të bëjë siç është zotuar, për shkak të ligjit të nazireatit të tij.’» 22  Pastaj Jehovai i tha Moisiut: 23  «Thuaji Aaronit dhe bijve të tij: “Kështu duhet t’i bekoni+ bijtë e Izraelit e t’u thoni: 24  ‘Jehovai të bekoftë+ e të ruajttë!+ 25  Jehovai bëftë që fytyra e tij të ndriçojë mbi ty+ dhe të dhëntë hir!+ 26  Jehovai i ktheftë sytë drejt teje+ dhe të dhëntë paqe!’”+ 27  Kështu ata do ta thërrasin emrin tim+ mbi bijtë e Izraelit, dhe unë do t’i bekoj.»+

Shënimet