Numrat 1:1-54
1 Jehovai i foli përsëri Moisiut kur ishin në shkretëtirën* e Sinait,+ në tendën e takimit,+ ditën e parë të muajit të dytë, vitin e dytë pas daljes nga Egjipti,+ dhe tha:
2 «Numëroni+ tërë asamblenë e bijve të Izraelit, sipas familjeve të tyre dhe sipas shtëpive të tyre atërore, emrat e të gjithë meshkujve kokë për kokë,
3 nga njëzet vjeç e lart,+ të gjithë ata që mund të shkojnë ushtarë në Izrael.+ Ti dhe Aaroni duhet t’i regjistroni, sipas njësive të tyre ushtarake.
4 Me ju duhet të jenë disa burra, një për çdo fis, ku secili të jetë kreu i shtëpisë së vet atërore.+
5 Ata që do të qëndrojnë me ju, janë: nga Rubeni,+ Elizuri,+ biri i Shedeurit;
6 nga Simeoni,+ Shelumieli,+ biri i Zurishadait;
7 nga Juda,+ Nahasoni,+ biri i Aminadabit;
8 nga Isakari,+ Netaneli,+ biri i Zuarit;
9 nga Zabuloni,+ Eliabi,+ biri i Helonit;
10 për bijtë e Jozefit:+ nga Efraimi,+ Elishami, biri i Amihudit; nga Manaseu,+ Gamalieli, biri i Pedahzurit;
11 nga Beniamini,+ Abidani,+ biri i Gideoniut;
12 nga Dani,+ Ahiezeri,+ biri i Amishadait;
13 nga Asheri,+ Pagieli,+ biri i Okranit;
14 nga Gadi,+ Eliasafi,+ biri i Deuelit;+
15 nga Neftali,+ Ahirai,+ biri i Enanit.
16 Këta u zgjodhën nga asambleja si prijës+ të fiseve atërore. Këta janë krerët e mijëra burrave të Izraelit.»+
17 Kështu, Moisiu dhe Aaroni i morën këta burra, që ishin caktuar me emër,
18 dhe ditën e parë të muajit të dytë mblodhën tërë asamblenë për të regjistruar pasardhësit e tyre,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, duke numëruar emrat e atyre që ishin nga njëzet vjeç e lart,+ kokë për kokë,
19 siç e urdhëroi Jehovai Moisiun. Ai i regjistroi+ ata në shkretëtirën e Sinait.
20 Pasardhësit e bijve të Rubenit, të parëlindurit+ të Izraelit, sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u llogaritën duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve nga njëzet vjeç e lart, kokë për kokë, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë:
21 nga fisi i Rubenit u regjistruan dyzet e gjashtë mijë e pesëqind veta.+
22 Nga bijtë e Simeonit+ u regjistruan pasardhësit, sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, duke numëruar emrat e të gjithë meshkujve nga njëzet vjeç e lart, kokë për kokë, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë:
23 nga fisi i Simeonit u regjistruan pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind veta.+
24 Nga pasardhësit e bijve të Gadit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë:
25 nga fisi i Gadit+ u regjistruan dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë veta.+
26 Nga pasardhësit e bijve të Judës,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë:
27 nga fisi i Judës u regjistruan shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind veta.+
28 Nga pasardhësit e bijve të Isakarit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë:
29 nga fisi i Isakarit u regjistruan pesëdhjetë e katër mijë e katërqind veta.+
30 Nga pasardhësit e bijve të Zabulonit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë:
31 nga fisi i Zabulonit u regjistruan pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind veta.+
32 Nga bijtë e Jozefit, prej pasardhësve të bijve të Efraimit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë:
33 nga fisi i Efraimit+ u regjistruan dyzet mijë e pesëqind veta.+
34 Nga pasardhësit e bijve të Manaseut,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë:
35 nga fisi i Manaseut u regjistruan tridhjetë e dy mijë e dyqind veta.+
36 Nga pasardhësit e bijve të Beniaminit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë:
37 nga fisi i Beniaminit u regjistruan tridhjetë e pesë mijë e katërqind veta.+
38 Nga pasardhësit e bijve të Danit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë:
39 nga fisi i Danit u regjistruan gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind veta.+
40 Nga pasardhësit e bijve të Asherit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë:
41 nga fisi i Asherit u regjistruan dyzet e një mijë e pesëqind veta.+
42 Nga pasardhësit e bijve të Neftalit,+ sipas familjeve në shtëpitë e tyre atërore, u numëruan emrat e atyre që ishin njëzet vjeç e lart, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë:
43 nga fisi i Neftalit u regjistruan pesëdhjetë e tre mijë e katërqind veta.+
44 Këta regjistruan Moisiu dhe Aaroni bashkë me dymbëdhjetë burrat, që ishin prijës të Izraelit. Secili prej tyre përfaqësonte shtëpinë e vet atërore.
45 Tërë bijtë e Izraelit nga njëzet vjeç e lart, që u regjistruan sipas shtëpive të tyre atërore, të gjithë ata që mund të shkonin ushtarë në Izrael,
46 domethënë të gjithë të regjistruarit ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë veta.+
47 Mirëpo levitët+ nuk u regjistruan bashkë me ta, sipas fisit të etërve të tyre,+
48 sepse Jehovai i tha Moisiut:
49 «Vetëm fisin e Levit mos e regjistro dhe mos e numëro me bijtë e Izraelit,+
50 por caktoji levitët të kujdesen për tabernakullin e Dëshmisë,+ për të gjitha pajisjet e tij dhe për gjithçka që i takon atij.+ Ata do të mbartin tabernakullin dhe të gjitha pajisjet e tij,+ do të shërbejnë+ në të dhe do ta ngrenë kampin rreth e përqark tabernakullit.+
51 Kur tabernakulli të niset për udhë, levitët duhet ta çmontojnë,+ dhe kur tabernakulli të fushojë, levitët duhet ta montojnë. Kushdo tjetër që i afrohet, duhet të vritet.+
52 Bijtë e Izraelit do të fushojnë secili në kampin e vet, secili sipas ndarjes së vet trifisëshe+ dhe sipas njësive ushtarake,
53 kurse levitët duhet të fushojnë rreth e përqark tabernakullit të Dëshmisë, që të mos shpërthejë indinjata+ ime kundër asamblesë së bijve të Izraelit. Levitët do të përmbushin shërbimet që duhen kryer në tabernakullin e Dëshmisë.»+
54 Bijtë e Izraelit vepruan në përputhje me të gjitha ato që i urdhëroi Jehovai Moisiut. Ata bënë pikërisht ashtu.+
Shënimet
^ «Në shkretëtirë». Heb., Bemidhbár. Në hebraisht ky libër i katërt i Moisiut e ka marrë emrin nga kjo fjalë. Septuaginta dhe Vulgata latine e quajnë këtë libër “Numrat” (Gr.: Arithmóiʹ; Lat.: Númeri).

