Numrat 32:1-42

32  Bijtë e Rubenit+ dhe bijtë e Gadit+ kishin shumë bagëti, në të vërtetë jashtëzakonisht shumë. Ata panë Jazerin+ dhe Galaadin dhe ja, ishin vende për bagëti.  Prandaj, bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit vajtën dhe i thanë Moisiut, priftit Eleazar dhe prijësve të asamblesë:  «Ataroti,+ Diboni,+ Jazeri, Nimrahu,+ Heshboni,+ Elealehu,+ Sebami, Neboja+ dhe Beoni,+  vendet që mundi Jehovai+ para asamblesë së Izraelit, janë vende për bagëti dhe shërbëtorët e tu kanë bagëti.»+  Pastaj i thanë: «Nëse kemi gjetur hir në sytë e tu, ky vend të na jepet neve, shërbëtorëve të tu. Mos na bëj të kalojmë Jordanin.»+  Mirëpo Moisiu u tha bijve të Gadit dhe bijve të Rubenit: «Si? Vëllezërit tuaj të shkojnë në luftë, kurse ju të rrini këtu?+  Pse duhet t’i shkurajoni bijtë e Izraelit që të mos hyjnë në vendin që do t’u japë Jehovai?  Kështu bënë etërit tuaj+ kur i nisa nga Kadesh-Barnea+ për të parë vendin.  Kur u ngjitën në luginën e përroit të Eshkolit+ dhe panë vendin, ata i shkurajuan bijtë e Izraelit që të mos hynin në vendin që do t’u jepte Jehovai.+ 10  Për pasojë, Jehovait iu ndez zemërimi atë ditë, saqë u betua:+ 11  ‘Burrat nga njëzet vjeç e lart që dolën nga Egjipti,+ nuk do ta shohin tokën për të cilën iu betova Abrahamit, Isakut dhe Jakobit,+ sepse nuk m’u bindën në çdo gjë, 12  përveç Kalebit,+ birit të kenizitit Jefuneh, dhe Josiut,+ birit të Nunit, sepse m’u bindën mua, Jehovait, në çdo gjë.’ 13  Jehovait iu ndez zemërimi kundër Izraelit dhe i bëri të endeshin për dyzet vjet në shkretëtirë,+ gjersa mori fund tërë brezi që bënte të liga në sytë e Jehovait.+ 14  Por ja, në vend të etërve tuaj tani dolët ju si pjellë e njerëzve mëkatarë, që t’ia shtoni Jehovait edhe më shumë zemërimin e zjarrtë+ kundër Izraelit. 15  Në rast se i ktheni shpinën e nuk e ndiqni më,+ atëherë ai do t’i lërë bijtë e Izraelit edhe më gjatë në shkretëtirë+ dhe ju do ta rrënoni gjithë këtë popull.»+ 16  Më vonë ata iu afruan dhe i thanë: «Na lini të ndërtojmë këtu vatha të gurta për bagëtinë dhe qytete për fëmijët tanë. 17  Kurse ne vetë do të rreshtohemi në formacion luftimi+ bashkë me bijtë e Izraelit, gjersa t’i çojmë në vendin e tyre. Ndërkaq fëmijët tanë do të qëndrojnë në qytete të fortifikuara larg banorëve të vendit. 18  Nuk do të kthehemi në shtëpitë tona, gjersa bijtë e Izraelit të sigurojnë pronat e tyre, gjithsecili trashëgiminë e vet.+ 19  Sepse ne nuk do të marrim trashëgimi me ta nga ai krah i Jordanit e matanë, pasi neve na ra trashëgimia nga ky krah i Jordanit drejt lindjes së diellit.»+ 20  Atëherë Moisiu u tha: «Nëse e bëni këtë, nëse armatoseni para Jehovait për luftë,+ 21  dhe të armatosur e kaloni Jordanin para Jehovait, gjersa t’i dëboni armiqtë e tij,+ 22  vendi të jetë nënshtruar para Jehovait+ e më pas të ktheheni,+ atëherë ju do të dilni të pafajshëm para Jehovait dhe Izraelit. Ky vend do të bëhet zotërimi juaj para Jehovait.+ 23  Por nëse nuk bëni kështu, atëherë do të mëkatoni kundër Jehovait,+ dhe ta dini se mëkati juaj do të bjerë mbi ju.+ 24  Ndërtoni qytete për fëmijët tuaj dhe vatha të gurta për kopetë tuaja. Bëni si thatë me gojën tuaj.»+ 25  Atëherë bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit i thanë Moisiut: «Shërbëtorët e tu do të bëjnë siç i urdhëron zotëria ynë.+ 26  Fëmijët, gratë, bagëtia dhe të gjitha kafshët tona shtëpiake do të qëndrojnë në qytetet e Galaadit,+ 27  kurse shërbëtorët e tu do të kalojnë para Jehovait, të armatosur+ të gjithë për luftë, si po thotë zotëria ynë.» 28  Atëherë Moisiu u dha një urdhër për ta priftit Eleazar, Josiut, birit të Nunit, dhe krerëve të shtëpive atërore të fiseve të bijve të Izraelit. 29  Moisiu u tha: «Nëse bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit kalojnë Jordanin bashkë me ju, të armatosur të gjithë për luftë,+ para Jehovait, dhe ju e nënshtroni vendin, atëherë jepuni atyre Galaadin.+ 30  Por nëse nuk e kalojnë Jordanin bashkë me ju të armatosur për luftë, atëherë të vendosen mes jush në vendin e Kanaanit.»+ 31  Bijtë e Gadit dhe bijtë e Rubenit u përgjigjën: «Ne do të bëjmë siç u tha Jehovai shërbëtorëve të tu.+ 32  Do të kalojmë të armatosur para Jehovait drejt Kanaanit,+ dhe trashëgimia që do të zotërojmë, do të mbetet në këtë krah të Jordanit.»+ 33  Moisiu u dha kështu bijve të Gadit,+ bijve të Rubenit+ dhe gjysmës së fisit të Manaseut,+ birit të Jozefit, mbretërinë e Sihonit,+ mbretit të amoritëve, dhe mbretërinë e Ogut,+ mbretit të Bashanit, tokën që u përkiste qyteteve që shtriheshin në territoret e tyre dhe qytetet e vendit rreth e përqark. 34  Kështu, bijtë e Gadit ndërtuan Dibonin,+ Atarotin,+ Aroerin,+ 35  Atroth-Shofanin, Jazerin,+ Jogbeahun,+ 36  Beth-Nimrahun+ dhe Beth-Haranin,+ qytete me fortifikata+ dhe vatha të gurta për bagëtitë.+ 37  Bijtë e Rubenit ndërtuan Heshbonin,+ Elealehun,+ Kiriataimin,+ 38  Nebon,+ Baal-Meonin,+ të cilëve u ndryshuan emrat, dhe Sibmahun. Qyteteve që ndërtuan, ata u vunë emra vetë. 39  Bijtë e Makirit,+ birit të Manaseut, u nisën drejt Galaadit, e morën dhe dëbuan amoritët që gjendeshin atje. 40  Kështu, Moisiu ia dha Galaadin Makirit, birit të Manaseut, dhe ai u vendos atje.+ 41  Jairi, biri i Manaseut, shkoi dhe mori fshatrat e tyre me tenda, që i quajti Havot-Jair.+ 42  Nobahu shkoi dhe mori Kenatin+ me fshatrat e tij dhe i vuri emrin e vet, Nobah.

Shënimet