Numrat 3:1-51

3  Këta ishin brezat e Aaronit dhe të Moisiut, ditën që Jehovai foli me Moisiun në malin e Sinait.+  Emrat e bijve të Aaronit ishin: Nadabi, i parëlinduri, Abihu,+ Eleazari+ dhe Ithamari.+  Këta ishin emrat e bijve të Aaronit, të priftërinjve të mirosur që ishin emëruar* për të shërbyer si të tillë.+  Por Nadabi dhe Abihu vdiqën para Jehovait, kur paraqitën zjarr të palejueshëm+ para Jehovait në shkretëtirën e Sinait. Ata nuk patën bij. Ndërsa Eleazari+ dhe Ithamari+ shërbyen si priftërinj bashkë me të atin, Aaronin.  Jehovai i tha Moisiut:  «Sill këtu fisin e Levit,+ dhe vëre të qëndrojë para priftit Aaron, që t’i shërbejë.+  Ata duhet të përmbushin detyrimin që kanë ndaj tij dhe ndaj tërë asamblesë që është para tendës së takimit, duke kryer shërbimet në tabernakull.  Ata duhet të kujdesen për të gjitha pajisjet+ e tendës së takimit, duke përmbushur në këtë mënyrë detyrimin e bijve të Izraelit për të kryer shërbimet në tabernakull.+  Levitët jepja Aaronit dhe bijve të tij. Ata janë të dhuruarit, që i janë dhënë atij nga bijtë e Izraelit.+ 10  Duhet të caktosh Aaronin dhe bijtë e tij që të kryejnë detyrat e tyre priftërore.+ Kushdo tjetër që i afrohet shenjtërores, duhet të vritet.»+ 11  Më pas Jehovai i tha Moisiut: 12  «Ja, unë po i marr levitët nga gjiri i bijve të Izraelit, në vend të të gjithë të parëlindurve+ që kanë çelur barkun e bijve të Izraelit. Po, levitët do të jenë të mitë, 13  sepse çdo i parëlindur është imi.+ Ditën kur godita të gjithë të parëlindurit e Egjiptit,+ shenjtërova për vete të gjithë të parëlindurit e Izraelit, qoftë të njerëzve, qoftë të kafshëve.+ Ata do të jenë të mitë. Unë jam Jehovai.» 14  Jehovai i tha ende Moisiut në shkretëtirën e Sinait:+ 15  «Regjistroji bijtë e Levit, sipas shtëpive të tyre atërore, sipas familjeve të tyre. Regjistro të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart.»+ 16  Dhe Moisiu filloi regjistrimin e tyre sipas urdhrit të Jehovait, tamam siç e kishte urdhëruar. 17  Bijtë e Levit,+ sipas emrave të tyre, ishin Gershoni, Kehathi dhe Merari.+ 18  Bijtë e Gershonit, sipas familjeve të tyre, ishin Libni dhe Shimei.+ 19  Bijtë e Kehathit,+ sipas familjeve të tyre, ishin Amrami, Izari,+ Hebroni dhe Uzieli. 20  Bijtë e Merarit,+ sipas familjeve të tyre, ishin Mahli+ dhe Mushi.+Këto ishin familjet e levitëve, sipas shtëpive të tyre atërore. 21  Nga Gershoni rridhnin familja e libnitëve+ dhe familja e shimeitëve.+ Këto ishin familjet e gershonitëve. 22  Të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart që u regjistruan,+ ishin shtatë mijë e pesëqind veta.+ 23  Familjet e gershonitëve qëndronin prapa tabernakullit+ dhe kishin fushuar në perëndim. 24  Prijësi i shtëpisë atërore të gershonitëve ishte Eliasafi, biri i Laelit. 25  Detyrimet e bijve të Gershonit+ në tendën e takimit ishin tabernakulli, tenda,+ mbulesa e saj,+ perdja+ në hyrje të tendës së takimit, 26  pëlhurat e varura+ të oborrit, perdja+ në hyrje të oborrit, që është rreth e përqark tabernakullit dhe altarit, litarët+ e tendës dhe gjithçka që lidhej me to. 27  Nga Kehathi rridhnin familja e amramitëve, familja e izaritëve, familja e hebronitëve dhe familja e uzielitëve. Këto ishin familjet e kehathitëve.+ 28  Të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart ishin tetë mijë e gjashtëqind veta. Ata duhej të përmbushnin detyrimet që kishin të bënin me vendin e shenjtë.+ 29  Familjet e bijve të Kehathit kishin fushuar anës tabernakullit në jug.+ 30  Prijësi i shtëpisë atërore të familjeve të kehathitëve ishte Ilizafani, biri i Uzielit.+ 31  Detyrimet+ e tyre ishin: Arka,+ tryeza,+ shandani,+ altarët,+ pajisjet+ e vendit të shenjtë me të cilat kryhej shërbimi, perdja+ dhe gjithçka që lidhej me to. 32  Prijësi i prijësve të levitëve ishte Eleazari,+ biri i priftit Aaron. Ai mbikëqyrte ata që plotësonin detyrimet në vendin e shenjtë. 33  Nga Merari rridhnin familja e mahlitëve+ dhe familja e mushitëve.+ Këto ishin familjet e Merarit.+ 34  Numri i të gjithë meshkujve njëmuajsh e lart, që u regjistruan, ishte gjashtë mijë e dyqind veta.+ 35  Prijësi i shtëpisë atërore të familjeve të Merarit ishte Zurieli, biri i Abihailit. Ata kishin fushuar anës tabernakullit nga veriu.+ 36  Bijtë e Merarit kishin për detyrë të mbikëqyrnin skeletet me dërrasa+ të tabernakullit, shufrat,+ shtyllat+ dhe bazamentet me fole, të gjitha pajisjet+ e tyre dhe gjithçka që lidhej me to,+ 37  shtyllat+ rreth e përqark oborrit me bazamentet me fole,+ kunjat dhe litarët e tendës. 38  Moisiu dhe Aaroni me bijtë e tij fushuan para tabernakullit nga lindja, para tendës së takimit nga krahu që lind dielli. Ata kujdeseshin për shenjtëroren,+ duke përmbushur detyrimin që duhej të përmbushnin bijtë e Izraelit. Kushdo tjetër që i afrohej shenjtërores, duhej të vritej.+ 39  Të gjithë levitët që u regjistruan nga Moisiu dhe Aaroni me urdhër të Jehovait, sipas familjeve të tyre, të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart, ishin njëzet e dy mijë veta. 40  Pastaj Jehovai i tha Moisiut: «Regjistro të gjithë meshkujt e parëlindur të bijve të Izraelit njëmuajsh e lart+ dhe numëro emrat e tyre. 41  Ti duhet t’i marrësh levitët për mua në vend të të gjithë të parëlindurve që janë në gjirin e bijve të Izraelit+—unë jam Jehovai—dhe duhet të marrësh edhe kafshët shtëpiake të levitëve, në vend të të gjitha pjellave të para mes kafshëve shtëpiake të bijve të Izraelit.»+ 42  Moisiu i regjistroi të gjithë të parëlindurit që ishin në gjirin e bijve të Izraelit, siç e urdhëroi Jehovai. 43  Të gjithë meshkujt e parëlindur njëmuajsh e lart, që u regjistruan duke numëruar emrat, ishin njëzet e dy mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tre veta. 44  Më pas Jehovai i tha Moisiut: 45  «Merr levitët në vend të të gjithë të parëlindurve që janë në gjirin e bijve të Izraelit, dhe kafshët shtëpiake të levitëve në vend të kafshëve të tyre shtëpiake. Levitët do të jenë të mitë.+ Unë jam Jehovai. 46  Si çmim shpërblese+ për ata dyqind e shtatëdhjetë e tre veta nga të parëlindurit e bijve të Izraelit, që e kalojnë numrin e levitëve,+ 47  duhet të marrësh pesë sikla për kokë,+ sipas siklës së vendit të shenjtë. Një sikël është njëzet gera.+ 48  Paratë duhet t’ia japësh Aaronit dhe bijve të tij si çmim shpërblese për ata që e kalojnë numrin e tyre.» 49  Kështu, Moisiu mori paratë e shpengimit nga ata që e kalonin numrin e çmimit të shpërblesës së levitëve. 50  Ai i mori paratë nga të parëlindurit e bijve të Izraelit, dhe ishin gjithsej një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë. 51  Pastaj Moisiu ia dha paratë e çmimit të shpërblesës Aaronit dhe bijve të tij, sipas urdhrit të Jehovait, siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.

Shënimet

Kjo shprehje hebraike fjalë për fjalë do të thotë «mbush dorën», dhe përdoret në rastet kur u jepet fuqi e plotë në dorë atyre që shërbejnë si priftërinj.