Numrat 17:1-13

17  Jehovai i tha Moisiut:  «Folu bijve të Izraelit dhe merr një shkop+ për çdo shtëpi atërore nga të gjithë prijësit+ e tyre, sipas shtëpive të etërve të tyre, domethënë dymbëdhjetë shkopinj. Do të shkruash emrin e secilit në shkopin e vet.  Emrin e Aaronit do ta shkruash në shkopin e Levit, sepse ka vetëm një shkop për kreun e asaj shtëpie atërore.  Pastaj vëri ata në tendën e takimit, para Dëshmisë,+ ku unë shfaqem rregullisht para jush.+  Shkopi i atij që do të zgjedh,+ do të lëshojë sythe. Kështu do t’i fashit murmuritjet+ që bëjnë bijtë e Izraelit kundër meje dhe kundër jush.»+  Moisiu ua tha këtë bijve të Izraelit, dhe të gjithë prijësit e tyre i dhanë nga një shkop, sipas shtëpive të tyre atërore, domethënë dymbëdhjetë shkopinj.+ Mes shkopinjve të tyre ishte edhe shkopi i Aaronit.+  Atëherë Moisiu i vuri shkopinjtë para Jehovait në tendën e Dëshmisë.+  Të nesërmen, kur Moisiu hyri në tendën e Dëshmisë, ja, shkopi i Aaronit për shtëpinë e Levit kishte lëshuar sythe. Ai kishte nxjerrë sythe, kishte çelur lule dhe kishte nxjerrë bajame të bëra.  Atëherë Moisiu i nxori para tërë bijve të Izraelit të gjithë shkopinjtë që kishin qenë para Jehovait, dhe ata i panë e morën secili shkopin e vet. 10  Më pas Jehovai i tha Moisiut: «Vëre përsëri shkopin e Aaronit+ para Dëshmisë që të ruhet si shenjë+ për bijtë e rebelimit,+ që murmuritjet e tyre kundër meje të pushojnë e ata të mos vdesin.» 11  Moisiu bëri menjëherë siç e urdhëroi Jehovai. Ai bëri pikërisht ashtu. 12  Bijtë e Izraelit i thanë Moisiut: «Tani po që do të japim frymë e do të marrim fund; po, do të marrim fund+ të gjithë. 13  Kush i afrohet+ tabernakullit të Jehovait, vdes.+ Mos duhet të marrim fund, duke dhënë frymë në këtë mënyrë?»+

Shënimet