Numrat 8:1-26

8  Jehovai i tha Moisiut:  «Thuaji Aaronit: ‘Kur të ndezësh llambat, të shtata ato duhet të ndriçojnë pjesën përballë shandanit.’»+  Dhe Aaroni ashtu bëri. Ai ndezi llambat për të ndriçuar pjesën përballë shandanit,+ siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.  Shandani ishte punuar kështu: ishte prej ari të punuar me çekan. Ishte punuar me çekan+ edhe trungu, edhe lulet. Moisiu e kishte bërë shandanin siç ia kishte treguar Jehovai në vegim.+  Më pas Jehovai i tha Moisiut:  «Merr levitët që janë në gjirin e bijve të Izraelit dhe pastroji.+  Për t’i pastruar duhet të bësh kështu: në fillim spërkati me ujin që të pastron nga mëkati,+ pastaj ata t’i heqin një brisk tërë trupit,+ të lajnë rrobat+ e të pastrohen.+  Më pas të marrin një dem të ri+ dhe blatimin e tij në drithë+ prej maje mielli të përzier me vaj, kurse ti do të marrësh një dem tjetër të ri si blatim për mëkatin.+  Nxirri levitët para tendës së takimit dhe mblidh tërë asamblenë e bijve të Izraelit.+ 10  Nxirri levitët para Jehovait dhe bijtë e Izraelit do të vënë+ duart mbi ta.+ 11  Pastaj Aaroni duhet t’i vërë levitët të tunden para Jehovait, si një blatim i tundur+ nga ana e bijve të Izraelit, dhe ata duhet të kujdesen që të kryejnë shërbimin e Jehovait.+ 12  Pas kësaj, levitët do t’i vënë duart mbi kokat e demave,+ dhe pastaj ti duhet ta paraqitësh njërin si blatim për mëkatin e tjetrin si blatim të djegur para Jehovait që të bësh shlyerjen+ për levitët. 13  Vëri levitët të qëndrojnë para Aaronit dhe bijve të tij dhe vëri të tunden si blatim i tundur për Jehovain. 14  Ndaji veç levitët që janë në gjirin e bijve të Izraelit, dhe ata do të jenë të mitë.+ 15  Pastaj levitët do të hyjnë në tendën e takimit për të shërbyer.+ Kështu, do t’i pastrosh e do t’i vësh të tunden si blatim i tundur,+ 16  sepse ata janë të dhuruarit, që më janë dhënë nga gjiri i bijve të Izraelit.+ Unë do t’i marr ata për vete në vend të atyre që çelin të gjitha barqet, në vend të të gjithë të parëlindurve të bijve të Izraelit.+ 17  Sepse të gjithë të parëlindurit që gjenden në gjirin e bijve të Izraelit janë të mitë, si njerëzit, si kafshët.+ Unë i shenjtërova ata për vete+ ditën kur godita të gjithë të parëlindurit në Egjipt.+ 18  Levitët do t’i marr në vend të të gjithë të parëlindurve që janë në gjirin e bijve të Izraelit.+ 19  Këta levitë do t’ia jap Aaronit dhe bijve të tij si të dhuruar, për të kryer shërbimin e bijve të Izraelit+ në tendën e takimit+ dhe për të bërë shlyerjen për ta, që mbi bijtë e Izraelit të mos bjerë asnjë plagë pse i afrohen vendit të shenjtë.»+ 20  Moisiu, Aaroni dhe tërë asambleja e bijve të Izraelit bënë kështu me levitët. Bijtë e Izraelit bënë me ta gjithë sa i urdhëroi Jehovai Moisiut për levitët. 21  Kështu, levitët u pastruan,+ lanë rrobat, e pastaj Aaroni i vuri të tunden si blatim i tundur para Jehovait.+ Më pas, Aaroni bëri një shlyerje për ta, që t’i pastronte.+ 22  Fill pas kësaj levitët hynë për të kryer shërbimin e tyre në tendën e takimit para Aaronit dhe bijve të tij,+ që vepruan me ta siç e urdhëroi Jehovai Moisiun për levitët. 23  Jehovai i tha Moisiut: 24  «Ja çfarë u kërkohet levitëve: nga mosha njëzet e pesë vjeç e lart, secili prej tyre do të vijë të hyjë në grupin që shërben në tendën e takimit. 25  Por, pas moshës pesëdhjetë vjeç, ai do të largohet nga grupi i shërbimit e nuk do të shërbejë më. 26  Ai do t’u shërbejë vëllezërve të tij në tendën e takimit, duke u kujdesur për përmbushjen e detyrimeve, por vetë nuk do të bëjë asnjë shërbim. Kështu do të bësh me levitët për sa u përket detyrimeve të tyre.»+

Shënimet