Numrat 2:1-34
2 Jehovai i tha Moisiut dhe Aaronit:
2 «Bijtë e Izraelit duhet të fushojnë secili sipas ndarjes së vet trifisëshe,+ sipas stemave që kanë për shtëpitë e tyre atërore. Ata duhet të fushojnë rreth e përqark tendës së takimit, me fytyrë nga ajo.
3 Në lindje, nga krahu që lind dielli, do të fushojë ndarja trifisëshe e kampit të Judës, sipas njësive të saj ushtarake. Prijës i bijve të Judës është Nahasoni,+ biri i Aminadabit.
4 Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind veta.+
5 Pranë tij do të fushojë fisi i Isakarit.+ Prijës i bijve të Isakarit është Netaneli,+ biri i Zuarit.
6 Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë pesëdhjetë e katër mijë e katërqind veta.+
7 Pastaj do të vijë fisi i Zabulonit. Prijës i bijve të Zabulonit është Eliabi,+ biri i Helonit.
8 Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind veta.+
9 Të gjithë të regjistruarit në kampin e Judës janë njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind veta, sipas njësive të tyre ushtarake. Ata duhet të nisen të parët.+
10 Ndarja trifisëshe e kampit të Rubenit+ do të jetë në jug, sipas njësive të saj ushtarake. Prijës i bijve të Rubenit është Elizuri,+ biri i Shedeurit.
11 Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë dyzet e gjashtë mijë e pesëqind veta.+
12 Pranë tij do të fushojë fisi i Simeonit. Prijës i bijve të Simeonit është Shelumieli,+ biri i Zurishadait.
13 Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind veta.+
14 Pastaj do të vijë fisi i Gadit. Prijës i bijve të Gadit është Eliasafi,+ biri i Reuelit.
15 Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë veta.+
16 Të gjithë të regjistruarit në kampin e Rubenit janë njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë veta, sipas njësive të tyre ushtarake. Ata duhet të nisen të dytët.+
17 Kur të niset për udhë tenda e takimit,+ kampi i levitëve+ do të jetë në mes të kampeve.Ashtu si fushojnë, ashtu duhet të nisen,+ secili në vendin e vet, sipas ndarjeve të tyre trifisëshe.
18 Ndarja trifisëshe e kampit të Efraimit,+ sipas njësive të saj ushtarake, do të jetë në perëndim. Prijës i bijve të Efraimit është Elishami,+ biri i Amihudit.
19 Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë dyzet mijë e pesëqind veta.+
20 Pranë tij do të jetë fisi i Manaseut.+ Prijës i bijve të Manaseut është Gamalieli,+ biri i Pedahzurit.
21 Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë tridhjetë e dy mijë e dyqind veta.+
22 Pastaj do të vijë fisi i Beniaminit.+ Prijës i bijve të Beniaminit është Abidani,+ biri i Gideoniut.
23 Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë tridhjetë e pesë mijë e katërqind veta.+
24 Të gjithë të regjistruarit në kampin e Efraimit janë njëqind e tetë mijë e njëqind veta, sipas njësive të tyre ushtarake. Ata duhet të nisen të tretët.+
25 Ndarja trifisëshe e kampit të Danit do të jetë në veri, sipas njësive të saj ushtarake. Prijës i bijve të Danit është Ahiezeri,+ biri i Amishadait.
26 Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind veta.+
27 Pranë tij do të fushojë fisi i Asherit. Prijës i bijve të Asherit është Pagieli,+ biri i Okranit.
28 Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë dyzet e një mijë e pesëqind veta.+
29 Pastaj do të vijë fisi i Neftalit.+ Prijës i bijve të Neftalit është Ahirai,+ biri i Enanit.
30 Të regjistruarit në njësinë e tij ushtarake janë pesëdhjetë e tre mijë e katërqind veta.+
31 Të gjithë të regjistruarit në kampin e Danit janë njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind veta. Ata duhet të nisen të fundit,+ sipas ndarjeve të tyre trifisëshe.»
32 Këta ishin bijtë e Izraelit, që ishin regjistruar sipas shtëpive të tyre atërore. Të gjithë të regjistruarit nëpër kampe, sipas njësive të tyre ushtarake, ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë veta.+
33 Levitët nuk u regjistruan+ mes bijve të Izraelit, sepse kështu e urdhëroi Jehovai Moisiun.
34 Bijtë e Izraelit vepruan në përputhje me të gjitha ato që i urdhëroi Jehovai Moisiut.+ Kështu fushuan sipas ndarjeve të tyre trifisëshe+ dhe po kështu u nisën,+ secili sipas familjes së vet dhe sipas shtëpisë së vet atërore.

