Numrat 28:1-31

28  Më pas Jehovai i tha Moisiut:  «Urdhëroji bijtë e Izraelit: ‘Duhet të kujdeseni të më paraqitni në kohën e caktuar+ blatimet e mia, që janë si ushqimi+ im, në formën e blatimeve të bëra me zjarr me aromë të pëlqyeshme për mua.’+  Gjithashtu, thuaju: ‘Blatimi i vazhdueshëm i bërë me zjarr, që do t’i paraqitni Jehovait, është ky: çdo ditë, dy qengja meshkuj motakë e të shëndetshëm si blatim të djegur.+  Njërin qengj do ta paraqitni në mëngjes, ndërsa tjetrin ndaj të ngrysur+  bashkë me një të dhjetën efë+ majë mielli si blatim në drithë+ të përzier me një çerek hin vaji ullinjsh të shtypur.+  Ky është blatimi i djegur i vazhdueshëm+ që u paraqit në malin e Sinait si aromë e pëlqyeshme, një blatim i bërë me zjarr për Jehovain,+  bashkë me blatimin e tij në pije,+ një çerek hini për çdo qengj mashkull.+ Në vendin e shenjtë derdhni pijen dehëse+ si blatim në pije për Jehovain.  Qengjin tjetër do ta paraqitni ndaj të ngrysur. Do ta paraqitni si blatim të bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme për Jehovain,+ të shoqëruar me të njëjtin blatim në drithë si të mëngjesit dhe me të njëjtin blatim në pije të tij.  Kurse ditën e sabatit+ do të paraqiten dy qengja meshkuj motakë e të shëndetshëm, dy të dhjeta efë majë mielli si blatim në drithë i përzier me vaj dhe blatimi i tij në pije. 10  Do të paraqiten si blatim i djegur sabati, për çdo sabat, bashkë me blatimin e djegur të vazhdueshëm+ dhe blatimin e tij në pije.+ 11  Ditën e parë të çdo muaji do të paraqitni si blatim të djegur për Jehovain dy dema të rinj, një dash, shtatë qengja meshkuj të shëndetshëm e motakë,+ 12  tri të dhjeta efë majë mielli si blatim në drithë+ të përzier me vaj për çdo dem, dy të dhjeta efë majë mielli si blatim në drithë të përzier me vaj për dashin+ 13  dhe një të dhjetën efë majë mielli si blatim në drithë të përzier me vaj për çdo qengj mashkull. Do t’i paraqitni si blatim të djegur, aromë të pëlqyeshme,+ blatim të bërë me zjarr për Jehovain. 14  Si blatime në pije duhet të shkojnë një gjysmë+ hini verë për një dem, një e treta+ hin për dashin dhe një çerek+ hini për një qengj mashkull. Ky është blatimi i djegur mujor për çdo muaj të vitit.+ 15  Veç këtyre, duhet të paraqitet edhe një kec+ para Jehovait si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të vazhdueshëm dhe blatimit të tij në pije.+ 16  Ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë, do të jetë pashka e Jehovait.+ 17  Ditën e pesëmbëdhjetë të këtij muaji do të ketë një festë. Për shtatë ditë do të hahen kuleç të ndormë.+ 18  Ditën e parë do të ketë një asamble të shenjtë.+ Mos bëni asnjë punë të lodhshme.+ 19  Paraqitni një blatim të bërë me zjarr, një blatim të djegur+ për Jehovain: dy dema të rinj, një dash dhe shtatë qengja meshkuj motakë,+ të cilët duhet të jenë të gjithë të shëndetshëm.+ 20  Si blatime të tyre në drithë,+ prej maje mielli të përzier me vaj, do të paraqitni tri të dhjeta efë për një dem dhe dy të dhjeta efë+ për dashin. 21  Do të paraqitni një të dhjetën efë+ për secilin nga shtatë qengjat meshkuj, 22  si edhe një cjap si blatim për mëkatin, që të bëni shlyerjen për vete.+ 23  Do t’i paraqitni këto përveç blatimit të djegur të mëngjesit, që është për blatimin e djegur të vazhdueshëm.+ 24  Po këto gjëra do t’i paraqitni si ushqim+ përditë gjatë shtatë ditëve, si një blatim të bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme për Jehovain.+ Ai duhet të paraqitet bashkë me blatimin e djegur të vazhdueshëm dhe me blatimin e tij në pije. 25  Ditën e shtatë duhet të mbani një asamble të shenjtë.+ Mos bëni asnjë punë të lodhshme.+ 26  Ditën kur të mblidhni frytet e hershme+ dhe t’i paraqitni Jehovait një blatim nga drithi i ri, në festën tuaj të javëve,+ duhet të mbani një asamble të shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme.+ 27  Paraqitni si blatim të djegur me aromë të pëlqyeshme për Jehovain dy dema të rinj, një dash dhe shtatë qengja meshkuj motakë;+ 28  si blatimin e tyre në drithë, prej maje mielli të përzier me vaj, tri të dhjeta efë për çdo dem, dy të dhjeta efë+ për dashin, 29  një të dhjetën efë+ për secilin nga shtatë qengjat; 30  si edhe një kec për të bërë shlyerjen për vete.+ 31  Do t’i paraqitni ato përveç blatimit të djegur të vazhdueshëm, blatimit të tij në drithë+ dhe blatimeve të tyre në pije.+ Ata duhet të jenë të gjithë të shëndetshëm.+

Shënimet