Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

panitan/stock.adobe.com

FUSHATA E PËRKUJTIMIT

Jezui do t’i japë fund varfërisë

Jezui do t’i japë fund varfërisë

 Kur ishte në tokë, Jezui shfaqi dashuri të jashtëzakonshme për njerëzit, sidomos për ata që ishin të varfër dhe të vuajtur. (Mateu 9:36) Madje, ai dha edhe jetën për të tjerët. (Mateu 20:28; Gjoni 15:13) Shumë shpejt, Jezui do të tregojë përsëri dashuri për njerëzit duke përdorur autoritetin e tij si Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, për t’i dhënë fund varfërisë në çdo cep të tokës.

 Ja si e përshkruan Bibla me një gjuhë poetike atë që do të bëjë Jezui:

  •   «I mbrojttë mbreti të përvuajturit e popullit! I shpëtoftë bijtë e të varfrit!»—Psalmi 72:4.

 Si mund ta tregojmë çmueshmërinë për gjithë sa ka bërë Jezui dhe për atë që do të bëjë për ne? Te fjalët e dokumentuara te Luka 22:19, Jezui u tha dishepujve të kujtonin vdekjen e tij. Ja pse çdo vit, në përvjetorin e vdekjes së tij, ne si Dëshmitarë të Jehovait mblidhemi së bashku. Të ftojmë të bashkohesh me ne të dielën më 24 mars 2024, për të ndjekur Përkujtimin e vdekjes së Jezuit.

Gjej ku do të mbahet Përkujtimi