Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Bashkëbisedim si familje

Bashkëbisedim si familje

Bashkëbisedim si familje

Çfarë nuk shkon te kjo figurë?

Lexoni Esterën 5:9–6:14. Cilat janë tri gabime te kjo figurë? Shkruajini përgjigjet më poshtë dhe plotësoni figurën duke e ngjyrosur.

1. ․․․․․

2. ․․․․․

3. ․․․․․

PËR TË DISKUTUAR:

Pse Hamani e urrente Mordekain?

E dhënë: lexoni Esterën 5:9.

Në ç’përfundim të gabuar e çoi krenaria Hamanin?

E dhënë: lexoni Esterën 6:6.

Ç’ndodhi me Hamanin?

E dhënë: lexoni Esterën 7:9, 10.

Ç’të bëni që të mos imitoni Hamanin?

E dhënë: lexoni Proverbat 16:18, 19; Jakovin 4:6.

AKTIVITET SI FAMILJE:

Lexoni tregimin biblik së bashku. Nëse është e mundur, dikush të lexojë fjalët e tregimtarit, një tjetër të Hamanit, një i tretë të Zereshit e të shërbëtorëve dhe një i katërt fjalët e mbretit.

Koleksiononi e mësoni

Priteni, paloseni më dysh dhe ruajeni

FLETË BIBLIKE 4 ESTERA

PYETJE

A. Cilën mbretëreshë zëvendësoi Estera?

B. Plotësoni fragmentin biblik: «Estera fitonte vazhdimisht . . .»

C. Vendosni fjalët që mungojnë: Emri hebraik i Esterës ishte ․․․․․, dhe kushëriri i saj i madh ․․․․․ u bë rojtari i saj.

[Tabela]

4026 p.e.s. U krijua Adami

Jetoi rreth viteve 400 p.e.s.

1 i e.s.

98 i e.s. Shkruhet libri i fundit i Biblës

[Harta]

Estera jetonte në Shushan, një qytet në Perandorinë Medo-Perse

MEDI

Shushan

PERSI

ESTERA

TË DHËNA: Një jetime që u bë mbretëreshë pasi u martua me Asuerin, mbretin e Persisë. Estera rrezikoi jetën kur tregoi për komplotin e shfarosjes së judenjve. (Estera 4:11, 15, 16) Guximi, takti dhe qëndrimi i nënshtruar ishin shumë më të rëndësishme se bukuria e saj e jashtme.​—Estera 2:7; 1 Pjetrit 3:1-5.

PËRGJIGJE

A. Vashtin.​—Estera 1:12; 2:16, 17.

B. «. . . pëlqimin e kujtdo që e shihte.»​—Estera 2:15.

C. Hadasa (domethënë mërsinë), Mordekai​—Estera 2:7.

Popuj dhe vende

4. Më quajnë Ju-Xhin. Jam 7 vjeçe dhe jetoj në Kore, që ndodhet në Azi. Pak a shumë, sa Dëshmitarë të Jehovait jetojnë në Kore? 9.700, 37.900 apo 96.600?

5. Cila pikë tregon vendin ku jetoj unë? Qarkojeni, pastaj shënoni me pikë vendin tuaj dhe shihni sa afër Koresë jeni.

A

B

C

Ç

Fëmijë: Gjeni figurat

A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Përshkruani me fjalët tuaja çfarë shikoni te figurat.

● Përgjigjet e faqeve 30, 31 janë në faqen 15

PËRGJIGJET E FAQEVE 30, 31

1. Mordekai kishte hipur në kalin e mbretit, jo në karrocë.

2. Mordekai kishte veshje mbretërore, jo një petk të zakonshëm.

3. Mordekai kalëroi në sheshin e qytetit, jo jashtë mureve.

4. 96.600.

5. Ç.