Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një humbje gati e padurueshme

Një humbje gati e padurueshme

Një humbje gati e padurueshme

Nikola ishte një vogëlushe e shëndetshme. Mirëpo, një mbrëmje nisi të ankohej se i dhimbte koka dhe prindërit e çuan në spital. Mbrëmjen tjetër, kur ishte akoma nën kujdesin e mjekëve, Nikola pësoi një atak në zemër. Analiza të tjera zbuluan se kishte një infeksion bakterial të rrallë që i ishte përhapur në mushkëri, veshka dhe zemër. Brenda 48 orësh, Nikola vdiq. Ishte vetëm tre vjeçe.

VDEKJA e një njeriu të dashur është ndër përvojat më dërrmuese që mund të kalojë dikush. Mbase nganjëherë humbja duket e padurueshme. Izabela, e ëma e vogëlushes, thotë: «Më merr malli shumë për Nikolën. Kam mall për përqafimet e saj, për aromën e saj, për ëmbëlsinë e saj. Më merr malli kur kujtoj se si vinte e më jepte një lule çdo ditë. Nikola është gjithmonë në zemrën time.»

A ke humbur edhe ti ndonjë njeri të dashur​—fëmijën, bashkëshortin, vëllanë a motrën, prindin ose një mik të shtrenjtë? Nëse po, si ta përballosh pikëllimin?