Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Gjen të vërtetën në një vend të çuditshëm

Gjen të vërtetën në një vend të çuditshëm

Lajmëtarët e mbretërisë raportojnë

Gjen të vërtetën në një vend të çuditshëm

ËSHTË vullneti i Perëndisë që «njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të arrijnë në njohurinë e saktë të së vërtetës». (1 Timoteut 2:3, 4) Për ta arritur këtë, Dëshmitarët e Jehovait kanë shtypur dhe kanë shpërndarë miliona kopje të Biblës dhe mjete ndihmëse për studimin e saj. Këto botime kanë ndihmuar njerëzit me zemër të sinqertë të mësojnë të vërtetën, ndonjëherë në mënyra nga më të paparashikuarat. Lidhur me këtë, lajmëtarët e Mbretërisë në Fritaun të Sierra-Leones tregojnë përvojën e mëposhtme.

Osmani ishte djali i dytë në një familje me nëntë fëmijë. Tek rritej në një familje besimtare ai shkonte rregullisht në shërbesat fetare bashkë me babanë e tij. Megjithatë, Osmani ishte shumë i shqetësuar nga ajo që mësonte feja e tij në lidhje me ferrin. Nuk mund të kuptonte se si një Perëndi i mëshirshëm mund t’i torturonte njerëzit e ligj duke i djegur në zjarr. Të gjitha shpjegimet që iu dhanë për të kuptuar doktrinën e ferrit të zjarrtë nuk e qetësuan.

Në moshën 20-vjeçare, një ditë Osmani vuri re një libër blu të mbuluar pjesërisht me plehra në një kosh. Meqenëse i pëlqenin shumë librat e mori, e pastroi dhe pa titullin: E vërteta që të çon në jetën e përhershme. *

«Çfarë e vërtete është kjo?»–u bë kureshtar Osmani. Meqë i ngjalli kureshtjen e mori librin në shtëpi dhe e lexoi menjëherë të gjithë. Sa i lumtur ishte kur mësoi se Perëndia ka një emër​—Jehova! (Psalmi 83:18, BR) Osmani, gjithashtu, mësoi se cilësia mbizotëruese e Perëndisë është dashuria dhe se vetëm mendimi i torturimit të njerëzve në një vend të zjarrtë është diçka e neveritshme për Atë. (Jeremia 32:35; 1 Gjonit 4:8) Së fundi, Osmani lexoi se Jehovai së shpejti do të sjellë një parajsë tokësore ku njerëzit do të jetojnë përgjithmonë. (Psalmi 37:29; Zbulesa 21:3, 4) Sa e vërtetë e mrekullueshme nga një Perëndi i mëshirshëm dhe i dashur! Me mirënjohje të thellë, Osmani e falënderoi Jehovain që i dha mundësinë të gjente të vërtetën në një vend ku s’ia merrte mendja.

Pak ditë më vonë me ndihmën e disa miqve, Osmani gjeti Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait dhe për herë të parë ndoqi një mbledhje. Atje i kërkoi një Dëshmitari të studionte Biblën me të. Edhe pse pati kundërshtim të fortë nga familja, Osmani vazhdoi të bënte përparim frymor dhe u pagëzua. (Mateu 10:36) Sot ai shërben si plak në kongregacion. Sa e çuditshme që e gjitha kjo erdhi nga gjetja e një botimi biblik në një kosh plehrash!

[Shënimi]

^ par. 5 Botuar në vitin 1968 nga Dëshmitarët e Jehovait, anglisht.