Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

A zbatoheshin vërtet parimet e Ligjit të Moisiut për të zgjidhur mosmarrëveshjet e përditshme ligjore në lzraelin e lashtë?

HERA-HERËS, po. Të shohim një shembull. Te Ligji i përtërirë 24:14, 15 thuhet: «Mos ia ha hakun mëditësit që është në hall dhe i varfër, qoftë vëllai yt a qoftë i ardhur në vend . . . [Në të kundërt, ai do t’i thërrasë Jehovait kundër teje dhe kjo do të ishte mëkat nga ana jote.]»

Copëza e qeramikës ku u shkrua kërkesa e bujkut

Një kërkesë për zgjidhjen e një çështjeje të tillë daton në shekullin e shtatë p.e.s. dhe është gjetur afër Ashdodit. Ka shumë mundësi që ky dokument në copëz qeramike të jetë shkruar në emër të një argati, që pretendohet se nuk mblodhi sasinë e caktuar të drithit për atë ditë. Në të thuhet: «Pasi shërbëtori yt [bërësi i kërkesës] kishte mbaruar mbledhjen e të korrave pak ditë më parë, Hoshajahu biri i Shobait, erdhi dhe i mori veshjen shërbëtorit tënd. . . . Të gjithë shokët që po korrnin bashkë me mua në pikë të diellit mund të dëshmojnë . . . se ajo që po them është e vërteta. Nuk jam fajtor për asnjë lloj shkeljeje. . . . Nëse guvernatori mendon se nuk është përgjegjësia e tij që t’i kthehet veshja shërbëtorit të tij, bëjeni nga keqardhja! Nuk duhet të rrini në heshtje, kur shërbëtori juaj ka ngelur pa veshjen e tij.»

Historiani Simon Shama thotë se kërkesa «nuk flet vetëm për një punëtor të dëshpëruar që kërkon t’i kthehet [veshja]». Ajo «lë të kuptohet edhe se bërësi i kërkesës dinte diçka për kodin ligjor të Biblës, veçanërisht për urdhërimet që gjenden te Levitiku dhe te Ligji i përtërirë kundër trajtimit të ashpër të të varfërve».