Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Pse hoqa dorë nga një karrierë fitimprurëse? (qershor 2010) S’kam fjalë për të shprehur mirënjohjen time për këtë artikull! Jam 39 vjeçe dhe rris e vetme tre fëmijë. Në zonën e Rusisë ku jetoj unë, është shumë e vështirë të gjesh punë. Por shembulli i Marta-Teresa Markesit më shtyu të veproja. Artikulli tregonte se për të mbajtur veten ndërsa vazhdonte shërbimin e plotkohor, Marta bënte tamale në shtëpi dhe i shiste në rrugë. Prandaj vendosa të ndiqja shembullin e saj dhe të bëja piroshki, pite ruse të vogla e të mbushura. Funksionoi. Tani, ky është bërë biznesi i familjes sonë. Si rezultat, fëmijët e mi po mësojnë aftësi praktike dhe po bëhen më të përgjegjshëm.

G. M., Rusi

Si të përballohet belbëzimi? (maj 2010) Faleminderit për informacionet e sakta për belbëzimin. Po punojmë fort për t’u bërë të ditur atyre që po luftojnë me belbëzimin se ka shumë metoda të efektshme për ta kapërcyer këtë problem.

Xh. F., presidente e Fondacionit për Belbëzimin, Shtetet e Bashkuara

Të rinjtë pyesin . . . Si ta shpjegoj pikëpamjen e Biblës për homoseksualizmin? (dhjetor 2010) Jam i martuar prej dhjetë vjetësh dhe kemi një fëmijë. Çdo ditë luftoj me ‘gjembin tim në mish’. Kam dëshira homoseksuale dhe martesa nuk e ka ndryshuar këtë. Ndihesha përtokë sepse më dukej sikur nuk po e fitoja dot luftën me dëshirat e mia. Megjithatë, pasi lexova këtë artikull nuk ndihem më i pashpresë. Kam arritur të përmbush synimin e mundshëm, pra të mos veproj në përputhje me këto dëshira.​—2 Korintasve 12:7.

Anonim, Shtetet e Bashkuara

Kam pasur impulse homoseksuale që në moshën pesëvjeçare. Tani jam 61 vjeç dhe këto impulse nuk janë shuar. Më pëlqeu veçanërisht ajo pjesë e artikullit që thoshte se edhe heteroseksualët duhet të ikin nga kurvëria dhe se ka «shumë beqarë pa shumë perspektivë për t’u martuar ose të martuar me dikë që nuk është në gjendje të kryejë marrëdhënie seksuale», e megjithatë arrijnë të jetojnë të lumtur pa i plotësuar dëshirat seksuale. Prandaj, edhe ata që kanë prirje homoseksuale, mund të bëjnë një jetë të moralshme nëse duan vërtet t’i pëlqejnë Perëndisë. Kështu, dua t’ju falënderoj për inkurajimin që na jepni neve që gjendemi në këtë situatë.

Anonim, Shtetet e Bashkuara