Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 6

Tetë veta i mbijetuan Përmbytjes

Tetë veta i mbijetuan Përmbytjes

Noeja, familja e tij dhe kafshët hynë në arkë. Jehovai e mbylli derën dhe shiu filloi. Ra aq shumë shi, sa arka nisi të lundronte. Në fund, uji mbuloi tërë tokën. Të gjithë njerëzit e këqij vdiqën. Por Noeja dhe familja e tij ishin të sigurt brenda. A e imagjinon dot sa të kënaqur ishin ngaqë iu bindën Jehovait?!

Shiu ra rrëmbyer për 40 ditë e 40 net dhe pastaj pushoi. Avash-avash ujërat filluan të uleshin. Në fund, arka u ndal në një mal. Po kudo kishte akoma shumë ujë, kështu që Noeja me familjen nuk mund të dilnin menjëherë nga arka.

Pak nga pak ujërat u thanë. Noeja dhe familja e tij qëndruan në arkë më shumë se një vit. Më pas Jehovai u tha të dilnin nga arka në një botë pa njerëz të ligj. Ata ishin shumë mirënjohës që Jehovai i kishte shpëtuar dhe e treguan këtë duke i bërë një blatim.

Jehovai u kënaq me blatimin. Ai premtoi se nuk do ta shkatërronte më kurrë tokën me përmbytje. Si shenjë të atij premtimi, ai bëri që të shfaqej në qiell ylberi i parë. A ke parë ndonjëherë ylber?

Gjithashtu, Jehovai i tha Noesë dhe familjes së tij ta mbushnin tokën me pasardhës.

«[Njerëzit] nuk kushtuan vëmendje derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë.»​—Mateu 24:39