Kalo te përmbajtja

Kush është antikrishti?

Kush është antikrishti?

Përgjigjja e Biblës

 Antikrishti nuk është thjesht një person, organizatë ose ent i vetëm, pasi Bibla thotë se ka «shumë antikrishtër». (1 Gjonit 2:​18) Përkundrazi, termi «antikrisht» vjen nga një fjalë greke që do të thotë «kundër (ose në vend të) Krishtit» dhe i referohet dikujt që:

 Individët që bëjnë këto gjëra Bibla i quan antikrishtër, por edhe si grup i quan «antikrishti». (2 Gjonit 7) Antikrishti u shfaq për herë të parë në kohën e apostujve dhe ka qenë aktiv që atëherë. Profecia biblike paratha se do të ndodhte pikërisht kjo gjë.​—1 Gjonit 4:3.

Si t’i identifikojmë antikrishtërit

  •   Ata përhapin ide të rreme për Jezuin. (Mateu 24:​9, 11) Për shembull, ata që predikojnë Trinitetin ose se Jezui është Zoti i Plotfuqishëm, faktikisht po u kundërvihen mësimeve të Jezuit, i cili tha: «Ati është më i madh se unë.»​—Gjoni 14:28.

  •   Antikrishtërit hedhin poshtë atë që tha Jezui për mënyrën si vepron Mbretëria e Perëndisë. Për shembull, disa udhëheqës fetarë pohojnë se Krishti vepron nëpërmjet qeverive njerëzore. Mirëpo, kjo bie ndesh me fjalët e Jezuit: «Mbretëria ime nuk është pjesë e kësaj bote.»​—Gjoni 18:36.

  •   Ata thonë se Jezui është Zotëria i tyre, por nuk u binden urdhërimeve të tij, përfshirë urdhrin për të predikuar lajmin e mirë për Mbretërinë.​—Mateu 28:19, 20; Luka 6:​46; Veprat 10:42.