Majtas: vëlla Anton Kuzhelkovi me bashkëshorten, Aljonën; djathtas: vëlla Nikolaj Prohorovi me bashkëshorten, Jelenën

27 JANAR 2022 | PËRDITËSUAR MË 29 MAJ 2025
RUSI

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | Dy vëllezër ndiejnë dorën e Jehovait dhe ruajnë guximin

PËRDITËSIM—VËLLANË TONË E SHPALLIN FAJTOR | Dy vëllezër ndiejnë dorën e Jehovait dhe ruajnë guximin

Më 27 maj 2025, Gjykata Krahinore e Kirsanovskit në Rajonin e Tambovit shpalli fajtor vëllain Anton Kuzhelkov dhe e dënoi me 6 vjet e gjysmë vënie në provë. Për momentin nuk i kërkohet të futet në burg. Gjithashtu, procesi gjyqësor kundër vëllait Nikolai Prohorov u ndal për shkak të betejës së tij të vazhdueshme me kancerin.

Tabelë kronologjike

  1. 21 dhjetor 2020

    Kundër Antonit dhe Nikolait ngrihet çështja penale për organizim të veprimtarive të një organizate ekstremiste

  2. 24 dhjetor 2020

    Hetuesit kontrollojnë 19 vende, ndër to edhe shtëpinë e Antonit. Antonin e çojnë në një vend 350 kilometra larg, për ta marrë në pyetje. Ndërkohë Nikolain e urdhërojnë të mos largohet nga zona, pasi e kishin marrë në pyetje

  3. 25 dhjetor 2020

    Antonin nuk e lejojnë të kthehet në shtëpi, por e dërgojnë në një qendër paraburgimi

  4. 30 gusht 2021

    Antonin e transferojnë në një qendër tjetër paraburgimi

Të dhëna

Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë t’u japë guxim dhe mbështetje vëllezërve tanë të shtrenjtë që po përndiqen.—Proverbat 1:33.

a Vëlla Kuzhelkovi është në paraburgim në këtë moment. Prandaj ishte e pamundur të siguronim komente nga ai.