Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

A do të kthehen në jetë të vdekurit?

Sigurisht, krijuesi i jetës mund të na e kthejë sërish jetën

Jehovai është Burimi i jetës. (Psalmi 36:9) A nuk është e logjikshme që po ky Perëndi mund t’i kthejë në jetë ata që kanë vdekur? Bibla na siguron se pikërisht këtë do të bëjë në të ardhmen. (Lexo Veprat 24:15) Pse do ta bëjë këtë?

Në fillim Krijuesi ynë kishte si qëllim që njerëzit të jetonin përgjithmonë në tokë. (Zanafilla 1:31; 2:15-17) Ky është akoma qëllimi i tij. I pikon në zemër kur sheh çfarë heqim sot: një jetë plot halle dhe shumë e shkurtër.​—Lexo Jobin 14:1, 14, 15.

Ku do të jetojnë të ringjallurit?

A i krijoi Zoti njerëzit që të jetojnë në qiell? Jo. Ai i krijoi engjëjt të jetonin në qiell, kurse njerëzit në tokë. (Zanafilla 1:28; Jobi 38:4, 7) Duke pasur parasysh këtë, mendo për njerëzit që ringjalli Jezui. Pas ringjalljes, ata jetuan pikërisht këtu në tokë. Po kështu, pjesa më e madhe e atyre që do të ringjallen në të ardhmen, do të jetojnë në tokë.​Lexo Gjonin 5:28, 29; 11:44.

Megjithatë, Zoti ka zgjedhur disa njerëz që pas ringjalljes të jetojnë në qiell, ku do të kenë trupa frymorë, domethënë të përshtatshëm për në qiell. (Luka 12:32; 1 Korintasve 15:49, 50) Ata që ringjallen në qiell do të qeverisin tokën si mbretër bashkë me Krishtin.​—Lexo Zbulesën 5:9, 10.