Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet»

«Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet»

«Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet»

«Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi.»​—MATEU 24:14.

Domethënia: Luka, shkrimtari i njërit prej ungjijve, raportoi se Jezui «nisi të shkonte nga qyteti në qytet dhe nga fshati në fshat, duke predikuar dhe duke shpallur lajmin e mirë për mbretërinë e Perëndisë». (Luka 8:1) Vetë Jezui tha: «Duhet t’ua shpall lajmin e mirë për mbretërinë e Perëndisë . . . , sepse për këtë u dërgova.» (Luka 4:43) Ai i dërgoi dishepujt ta predikonin lajmin e mirë në qytete e në fshatra dhe më pas i urdhëroi: «Do të jeni dëshmitarët e mi . . . deri në skajin më të largët të tokës.»​—Veprat 1:8; Luka 10:1.

A e kishin të krishterët e hershëm këtë karakteristikë? Dishepujt e Jezuit i zbatuan pa humbur kohë gjërat që u tha ai. «Çdo ditë, në tempull dhe shtëpi më shtëpi, ata mësonin dhe shpallnin pareshtur lajmin e mirë për Krishtin.» (Veprat 5:42) Në predikim merrte pjesë i gjithë kongregacioni, jo vetëm një grup i vogël i veçantë. Historiani Neander vërejti: «Celsusi, shkrimtari i parë kundër krishterimit, tallej me faktin se njerëz që punonin si leshpunues, këpucarë, regjës lëkurësh, më të pashkolluarit dhe më të thjeshtët ndër gjithë njerëzimin, ishin predikues të zellshëm të ungjillit.» Në librin e tij, Shekujt e hershëm të Kishës (frëngjisht), Zhan Bernardija shkroi: «[Të krishterët] duhej të dilnin dhe të flitnin kudo dhe me këdo, në rrugët kryesore, në qytete, në sheshet publike dhe nëpër shtëpi, edhe nëse ishin të mirëpritur, edhe nëse nuk ishin. . . . Deri në viset më të largëta të tokës.»

Cilët e ndjekin modelin e tyre sot? «Kisha s’ka arritur ta marrë seriozisht predikimin e mësimdhënien, dhe kjo është një arsye pse në përgjithësi njerëzve sot s’u intereson t’i shërbejnë Perëndisë»,—shkroi Dejvid Uatsoni, një prift anglikan. Në librin e tij, Pse po largohen katolikët? (spanjisht), Hose Luis Perez Guadalupe shkroi për veprimtarinë e evangjelistëve, adventistëve dhe të të tjerëve. Ai vërejti se «ata nuk shkojnë shtëpi më shtëpi», kurse për Dëshmitarët e Jehovait tha: «Ata shkojnë sistematikisht shtëpi më shtëpi.»

Në një botim, Jonatan Turli nxori në pah diçka interesante dhe realiste: «Përmend Dëshmitarët e Jehovait dhe shumë vetave u shkon mendja menjëherë te disa predikues që na vijnë në shtëpi në momente të pavolitshme. Për Dëshmitarët e Jehovait prozelitizmi derë më derë nuk bëhet vetëm për të përhapur besimin, por, për ta është thelbi i besimit.»​—Cato Supreme Court Review, 2001-2002.

[Kutia në faqen 9]

Cilët po e praktikojnë krishterimin e vërtetë?

Si mendon, cilët po e praktikojnë sot krishterimin e vërtetë, duke u bazuar te kriteret biblike që shqyrtuam në këtë seri artikujsh? Ndonëse ka dhjetëra mijë grupe dhe fe që thonë se janë të krishtere, mos harro çfarë u tha Jezui dishepujve të tij: «Jo kushdo që më thotë: ‘Zotëri, Zotëri’ do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por do të hyjë ai që bën vullnetin e Atit tim që është në qiej.» (Mateu 7:21) Po t’i identifikosh ata që po bëjnë vullnetin e Atit​—ata që praktikojnë krishterimin e vërtetë—​dhe po të shoqërohesh me ta, do të marrësh bekime të përjetshme nën Mbretërinë e Perëndisë. Të ftojmë t’u kërkosh Dëshmitarëve të Jehovait të cilët të sollën këtë revistë, më tepër informacione për Mbretërinë e Perëndisë dhe për bekimet që do të sjellë.​—Luka 4:43.