Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Bashkëbisedim si familje

Bashkëbisedim si familje

ÇFARË MËSOJMË NGA . . . Abrahami?

A MENDONI SE ËSHTË E RËNDËSISHME T’U TREGOJMË DASHAMIRËSI TË TJERËVE?

• Ngjyrosni figurat. • Lexoni vargjet biblike dhe bëni një përmbledhje ndërkohë që plotësoni dialogun. • Gjeni elementet që s’duken: (1) një hardhucë dhe (2) një thikë.

Ç’gjëra të mira bëri Abrahami për t’i mirëpritur të tjerët?

E DHËNË: Zanafilla 18:2, 4, 5.

Çfarë mund të bëni që t’u tregoni dashamirësi të tjerëve?

E DHËNË: Romakëve 12:13.

Çfarë mësoni nga ky tregim te Zanafilla?

Si mendoni?

Cilëve në veçanti duhet të përpiqemi t’u tregojmë dashamirësi?

E DHËNË: Galatasve 6:10.

 Koleksiononi e mësoni

FLETË BIBLIKE 24 SAMSONI

PYETJE

  1. A. Babai i tij quhej ․․․․․.
  2. B. Cila ishte bëma e fuqishme e Samsonit në qytetin e Gazës?
  3. C. Kush e tradhtoi Samsonin?

TË DHËNA:

Një gjykatës i shquar që e mbrojti Izraelin për 20 vjet. (Gjykatësit 15:20) Jehovai e përdori Samsonin që ‘të merrte përsipër të shpëtonte Izraelin nga duart e filistinëve’. (Gjykatësit 13:5) Fryma e Perëndisë i dha shumë fuqi. Ç’është më e rëndësishmja, Samsoni kishte besim të madh te Jehovai.​—Hebrenjve 11:32-34.

PËRGJIGJE

  1. A. Manoah.​—Gjykatësit 13:8, 24.
  2. B. I çoi portën e qytetit, mbajtëset anësore dhe shulin në majën e malit që gjendej përballë Hebronit.​—Gjykatësit 16:2, 3.
  3. C. Delila.​—Gjykatësit 16:4, 5.

Popuj dhe vende

  Quhemi Lesli, Kathlina dhe Alondra. Jemi 10, 8 dhe 7 vjeçe. Jetojmë në Meksikë. Pak a shumë, sa Dëshmitarë të Jehovait jetojnë në Meksikë? 295.400, 455.000 apo 724.700?

  Cila pikë tregon vendin ku jetojmë ne? Qarkojeni, pastaj shënoni me pikë vendin tuaj dhe shihni sa afër Meksikës jeni.

Fëmijë: Gjeni figurat

A i gjeni dot këto figura në këtë revistë? Përshkruani me fjalët tuaja çfarë shikoni te figurat.

 PËRGJIGJET

  1.   Hardhucë në skenën 5.
  2.   Thikë në skenën 2.
  3.   724.700.
  4.   A.