Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Së shpejti merr fund shfrytëzimi i fëmijëve!

Së shpejti merr fund shfrytëzimi i fëmijëve!

Së shpejti merr fund shfrytëzimi i fëmijëve!

«NË DEKLARATËN Universale të të Drejtave të Njeriut, Kombet e Bashkuara shpallën se fëmijët kanë të drejtën të kenë kujdes dhe ndihmë të posaçme»,​—thotë hyrja e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Lidhur me rëndësinë e familjes, ajo shton: «Për zhvillimin e plotë dhe të harmonishëm të personalitetit të tij ose të saj, fëmija duhet të rritet në një mjedis familjar, në një atmosferë me lumturi, dashuri dhe mirëkuptim.» Megjithatë ky ideal është larg nga realizimi i tij.

Nuk mjafton vetëm të flasësh për një botë më të mirë për fëmijët. Shthurja morale është bërë e pakontrollueshme dhe shumë njerëzve kjo situatë u duket normale shumë njerëzve. Zvetënimi i përhapur gjerësisht dhe lakmia nuk mund të ndalohen me anë të forcës së ligjit. Madje shpesh, edhe prindërit në vend që t’u tregojnë dashuri dhe t’i mbrojnë fëmijët e tyre, i kontribuojnë qëndrimit tolerant. Atëherë, a ka shpresë që prostitucioni i fëmijëve të marrë fund?

Megjithëse ky sistem i korruptuar nuk ka arritur që t’u sigurojë të gjithë fëmijëve një familje të dashur dhe një të ardhme të sigurt, së shpejti, Krijuesi ynë do të zhdukë çdo lloj sjelljeje të mbrapshtë dhe shthurjeje morale, duke përfshirë edhe prostitucionin e fëmijëve. Së shpejti, për habinë e të gjithë botës, Perëndia Jehova do të ndërhyjë në çështjet e njerëzimit me anë të Mbretërisë së tij. Të korruptuarit dhe shfrytëzuesit nuk do t’i shpëtojnë gjykimit hyjnor. Vetëm njerëzit që i duan të afërmit e tyre do të mbijetojnë për të jetuar në botën e re të Perëndisë. «Sepse njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty; por të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj.»​—Fjalët e urta 2:21, 22.

Përfytyroni çfarë lehtësimi do të jetë kur si fëmijët, po ashtu edhe të rriturit të jetojnë pa shthurje dhe abuzim seksual! Edhe dëmet emocionale dhe fizike, të shkaktuara nga shfrytëzimi dhe dhuna, do të jenë gjëra të së kaluarës. Ish-viktimat e shfrytëzimit seksual nuk do të jetojnë më me kujtimet torturuese ose me pasojat e së shkuarës. «Gjërat e mëparshme nuk do të kujtohen më dhe nuk do të vijnë më në mendje.»​—Isaia 65:17.

Në atë kohë, asnjë fëmijë nuk do të lindë për të vuajtur keqtrajtime ose abuzime seksuale. Lumturia, dashuria dhe mirëkuptimi nuk do të jenë më vetëm një ëndërr. Për ata që do të banojnë në botën e re të Perëndisë, Isaia 11:9 deklaron: «Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim.»

Vërtet, çfarë gëzimi do të jetë kur varfëria, abuzimi me drogën, familjet e palumtura dhe shthurja morale të mos jenë më! Paqja, drejtësia dhe siguria do të mbretërojnë. «Populli im do të banojë në një vend paqeje, në banesa të sigurta dhe në vende të qeta pushimi.»​—Isaia 32:18.

[Kutia dhe figurat në faqen 9]

Kujdesi i prindërve mund të parandalojë prishjen e familjes

● «Prindërit më inkurajonin të nxirrja dobi nga vitet e shkollës dhe të merrja një zanat. Ata nuk u përpoqën të më diktonin parapëlqimet e tyre, por më ndihmuan të zgjidhja ato shkolla ku mësoheshin lëndët që më nevojiteshin.»​—Taisa.

● «Kur bashkë me motrën dilnim në dyqane, mami vinte me ne. Jo vetëm që na ndihmonte të ishim kursimtare, por edhe na ndihmonte të mos zgjidhnim rroba ekstravagante ose rroba që zbulonin në mënyrë të tepruar pjesë të trupit.»​—Bianka.

● «Kur shkonim në festa, prindërit gjithnjë pyetnin se kush do të merrte pjesë, ç’lloj muzike do të kishte dhe kur do të fillonte e do të mbaronte festa. Në shumicën e festave merrnim pjesë të gjithë bashkë si familje.»​—Prishila.

● «Gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës kam pasur gjithmonë një komunikim të shkëlqyer me prindërit. Një shoqe e shkollës e vuri re dhe më tha: ‘Të kam zili që flet kaq lirshëm me prindërit për çdo gjë. Unë nuk ndihem e lirshme për të folur as me mamin dhe shpesh gjërat që dua të di përpiqem t’i mësoj nga të tjerët.’ »​—Samara.

● «Isha një adoleshente e lumtur. Të gjithë njerëzit më dukeshin të mirë dhe qeshja gjithmonë. Ndihesha rehat me shokët dhe më pëlqente të flisja për gjëra zbavitëse me ta. Prindërit e kuptuan se ky ishte personaliteti im dhe nuk u përpoqën të ndryshonin natyrën time. Por me dashamirësi më ndihmuan të kuptoja se duhej të isha e matur dhe të sillesha me dinjitet me ata të seksit tjetër.»​—Taisa.

● «Si shumica e të rinjve, edhe unë fillova të kisha interes për personat e seksit tjetër. Babi caktoi një moshë kur mund të filloja të shoqërohesha për t’u njohur me dikë. Nuk u mërzita nga kjo. Përkundrazi e kuptova që prindërit shqetësoheshin për mua dhe donin të më mbronin nga ndonjë lëndim në të ardhmen.»​—Bianka.

● «E shihja martesën si diçka të çmuar, sidomos nga shembulli i prindërve. Ata kishin përherë marrëdhënie të mira dhe mbanin një komunikim të mirë. Kujtoj se kur isha në periudhën e njohjes, mami më këshillonte se si të veproja në rrethana të caktuara dhe më shpjegonte si do të ndikonte kjo në martesën time.»​—Prishila.

[Figura në faqen 10]

Në botën e re të Perëndisë asnjë fëmijë nuk do të vuajë ndonjëherë nga keqtrajtimi