Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kapaku i pasmë

Kapaku i pasmë

Kapaku i pasmë

BOTËN E SOTME e kanë pllakosur problemet. Martesat prishen. Dhuna në familje është përhapur gjerësisht. Qindra milionë njerëz vuajnë nga uria. Kriminaliteti ka marrë dhenë. Paqja dhe siguria janë të paarritshme. Pse është bërë kështu bota? A ka zgjidhje për këto probleme? Bibla jo vetëm që jep përgjigje për këto pyetje, por edhe ofron drejtim për jetën e përditshme. Atëherë, a nuk duhet të na interesojë ajo që thotë Bibla?

Disa janë të mendimit se Bibla s’është gjë tjetër veçse një koleksion mitesh e legjendash ku pasqyrohet urtësia e popullit. Të tjerë mendojnë se ajo është Fjala e frymëzuar e Perëndisë. Cila pikëpamje është e drejtë? Ky libër, Bibla​—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve?, të ndihmon të gjesh përgjigjen e kësaj pyetjeje. Të ftojmë t’i shqyrtosh vetë faktet. Kjo mund ta ndryshojë jetën tënde përgjithmonë.