TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Qëndroni të patundur ndërsa afrohet fundi
PSE KA RËNDËSI? Së shpejti, ngjarje të jashtëzakonshme do të na vënë në provë guximin dhe besimin te Jehovai si kurrë më parë. Shtrëngimi i madh do të fillojë me shkatërrimin e fesë së rreme. (Mt 24:21; Zb 17:16, 17) Gjatë kësaj kohe kaotike, ka mundësi që të shpallim një mesazh të ashpër gjykimi. (Zb 16:21) Gogu i Magogut do të na sulmojë. (Ezk 38:10-12, 14-16) Për të mbrojtur popullin e tij, Jehovai do të sjellë ‘luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm’. (Zb 16:14, 16) Për t’i përballuar plot guxim këto ngjarje, duhet të qëndrojmë që sot të patundur kur na sprovohet besimi.
SI TA ARRISH?
-
Përkrah me guxim normat e larta morale të Jehovait.—Is 5:20
-
Vazhdo ta adhurosh Jehovain bashkë me vëllezërit e motrat.—He 10:24, 25
-
Bindju menjëherë drejtimit që jep organizata e Jehovait.—He 13:17
-
Medito për mënyrën si e shpëtoi Jehovai popullin e tij në të shkuarën.—2Pj 2:9
-
Lutju Jehovait dhe ki besim tek ai. —Ps 112:7, 8
SHIHNI DRAMATIZIMIN NGJARJE TË SË ARDHMES QË DO TË KËRKOJNË GUXIM—FRAGMENT, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si iu sprovua bindja lajmëtarëve kur kongregacioni i tyre u shkri me kongregacione të tjera?
-
Ç’lidhje ka mes guximit dhe bindjes?
-
Pse do të na duhet guxim kur të vijë Armagedoni?
-
Përgatitu që tani për ngjarje të së ardhmes që do të kërkojnë guxim
Cilat tregime të Biblës mund të na ndihmojnë të forcojmë besimin te fuqia shpëtuese e Jehovait?—2Kr 20:1-24