2 Samuelit 3:1-39
3 Lufta mes shtëpisë së Saulit dhe shtëpisë së Davidit zgjati shumë.+ Davidi bëhej gjithnjë e më i fortë,+ kurse shtëpia e Saulit dobësohej gjithnjë e më shumë.+
2 Ndërkohë Davidit i lindën disa bij+ në Hebron.+ I parëlinduri i tij ishte Amnoni+ nga jezrelitja Ahinoami.+
3 I dyti ishte Kileabi+ nga Abigaila,+ karmelitja, gruaja e Nabalit; i treti ishte Absalomi,+ biri i Makahës, bijës së Talmait,+ mbretit të Geshurit;
4 i katërti ishte Adonijahu,+ biri i Hagitës;+ i pesti ishte Shefatiahu,+ biri i Abitalës
5 dhe i gjashti ishte Ithreami+ nga Egla, gruaja e Davidit. Këta ishin bijtë që i lindën Davidit në Hebron.
6 Ndërkohë që lufta mes shtëpisë së Saulit dhe shtëpisë së Davidit vazhdonte, Abneri+ sa vinte e forconte pozitën e tij në shtëpinë e Saulit.
7 Tani, Sauli kishte pasur një konkubinë* që quhej Rizpa,+ bijë e Ajahut.+ Më vonë Ish-Boshethi+ i tha Abnerit: «Pse pate marrëdhënie me konkubinën+ e atit tim?»
8 Abnerin e zemëruan shumë+ fjalët e Ish-Boshethit dhe tha: «Mos jam koka e ndonjë qeni+ të Judës unë?! Sot unë po vazhdoj t’i tregoj dashamirësi shtëpisë së Saulit, atit tënd, vëllezërve e miqve të tij dhe nuk të lashë të biesh në duart e Davidit. E megjithatë, sot ti më kërkon llogari për një faj lidhur me një grua.
9 Kështu ia bëftë Perëndia Abnerit, madje edhe më keq,+ në qoftë se, ashtu siç iu betua Jehovai Davidit,+ s’kam për t’ia bërë kështu:
10 do ta kaloj mbretërinë nga shtëpia e Saulit te Davidi, fronin e të cilit do ta vendos në Izrael dhe Judë, nga Dani në Beer-Shebë.»+
11 Dhe ai nuk mundi të thoshte as edhe një fjalë më tepër për t’iu përgjigjur Abnerit, sepse ia kishte frikën.+
12 Prandaj, Abneri i dërgoi menjëherë Davidit lajmëtarë, duke thënë: «Kujt i përket vendi?» Pastaj shtoi: «Bëj një besëlidhje me mua dhe dora ime do të jetë me ty për ta kthyer tërë Izraelin në anën tënde.»+
13 Ai iu përgjigj: «Mirë! Do ta bëj besëlidhjen me ty, por veç një gjë të kërkoj: ‘Kur të vish, nuk ke për ta parë fytyrën time+ pa sjellë më parë Mikalën,+ bijën e Saulit.’»
14 Veç kësaj, Davidi i dërgoi lajmëtarë Ish-Boshethit,+ birit të Saulit, duke thënë: «Jepma gruan time, Mikalën, me të cilën u fejova për njëqind lafsha+ filistinësh.»
15 Atëherë Ish-Boshethi dërgoi ta merrnin nga i shoqi, Paltieli,+ biri i Laishit.
16 Por burri i saj e ndoqi nga pas duke qarë deri në Bahurim.+ Pastaj Abneri i tha: «Kthehu!» Dhe ai u kthye.
17 Ndërkohë Abneri u kishte dërguar fjalë pleqve të Izraelit dhe u kishte thënë: «Edhe dje, edhe më parë,+ ju keni treguar se kërkoni që mbreti juaj të jetë Davidi.
18 Veproni, pra, tani, sepse vetë Jehovai i tha Davidit: ‘Nëpërmjet dorës së shërbëtorit tim, Davidit,+ do ta shpëtoj popullin tim, Izraelin, nga dora e filistinëve dhe nga dora e gjithë armiqve të tij.’»
19 Abneri i foli edhe Beniaminit,+ dhe më pas shkoi edhe te Davidi në Hebron që t’i thoshte gjithçka që dukej e mirë për Izraelin dhe për tërë shtëpinë e Beniaminit.
20 Kur Abneri bashkë me njëzet burra vajti te Davidi në Hebron, Davidi shtroi një gosti+ për Abnerin dhe për burrat që ishin me të.
21 Pastaj Abneri i tha Davidit: «Më lër të iki e të mbledh gjithë Izraelin pranë zotërisë tim, mbretit, që të bëjnë një besëlidhje me ty. Ti ke për t’u bërë mbret mbi gjithçka që shpirti yt e dëshiron.»+ Kështu, Davidi e nisi Abnerin, dhe ky mori udhën në paqe.+
22 Kur ja, shërbëtorët e Davidit dhe Joabi po ktheheshin nga një mësymje dhe plaçka+ që kishin marrë me vete ishte me bollëk. Abneri nuk ishte në Hebron me Davidin, sepse ky e kishte nisur dhe ai kishte marrë udhën në paqe.
23 Kur erdhi Joabi+ dhe gjithë ushtria që ishte me të, Joabin e njoftuan: «Abneri,+ biri i Nerit,+ erdhi te mbreti. Ky e nisi dhe ai ka marrë udhën në paqe.»
24 Atëherë Joabi hyri te mbreti dhe i tha: «Ç’bëre kështu?+ Abneri erdhi te ti. Pse e le të ikte?
25 Ti e njeh mirë Abnerin, birin e Nerit, dhe e di se erdhi për të ta hedhur, që të marrë vesh kur hyn e kur del+ dhe që të dijë gjithçka që po bën.»+
26 Atëherë Joabi iku nga Davidi dhe dërgoi lajmëtarë pas Abnerit, të cilët e kthyen+ atë nga sterna e Sirahut, por Davidi nuk e dinte.
27 Kur Abneri u kthye në Hebron,+ Joabi e mori mënjanë brenda portës që t’i fliste qetësisht.+ Por aty e goditi në bark,+ dhe ai vdiq për shkak të gjakut të Asahelit,+ vëllait të tij.
28 Kur dëgjoi më pas për këtë, Davidi tha menjëherë: «Nga këndvështrimi i Jehovait, unë dhe mbretëria ime jemi përjetë të pafajshëm për gjakun+ e Abnerit, birit të Nerit.
29 Ky gjak rëntë mbi kokën+ e Joabit dhe mbi tërë shtëpinë e atit të tij! Mos iu ndafshin kurrë shtëpisë së Joabit+ njerëzit me rrjedhje,+ të lebrosurit,+ burrat që tundin furkën,+ ata që bien nga shpata ose ata që s’kanë bukë të hanë!»+
30 Joabi dhe Abishai,+ vëllai i tij, e vranë Abnerin,+ sepse ai u kishte vrarë vëllanë, Asahelin, gjatë betejës në Gibeon.+
31 Pastaj Davidi i tha Joabit dhe gjithë popullit që ishte me të: «Shqyeni rrobat,+ vishuni me copë thesi+ dhe vajtoni për Abnerin.» Edhe mbreti David ecte pas vigut të varrimit.
32 Abnerin e varrosën në Hebron dhe mbreti qau me të madhe te varri i Abnerit. Mbarë populli shpërtheu në lot.+
33 Mbreti nisi të vajtonte për Abnerin e të thoshte:«A duhej të vdiste Abneri si vdes një i pamend?+
34 Duart e tua nuk u lidhën,+këmbët e tua nuk u vunë në vargonj prej bakri.+Ti re si ai që bie para bijve të padrejtësisë.»+Atëherë tërë populli qau+ përsëri për të.
35 Më vonë gjithë populli erdhi t’i jepte Davidit bukë,+ që të ngushëllohej sa s’kishte mbaruar ende dita, por Davidi u betua duke thënë: «Kështu ma bëftë Perëndia,+ madje edhe më keq, në vënça bukë a gjë tjetër në gojë para se të perëndojë dielli!»+
36 Të gjithë njerëzit e vunë re, dhe kjo iu duk një gjë e mirë. Si çdo gjë që bënte mbreti, edhe kjo iu duk një gjë e mirë gjithë popullit.+
37 Atë ditë mbarë populli dhe mbarë Izraeli e mori vesh se vrasja e Abnerit, birit të Nerit, nuk kishte ardhur nga mbreti.+
38 Mbreti u tha shërbëtorëve të tij: «Nuk e dini vallë se sot në Izrael ka rënë një princ dhe një njeri i madh?+
39 E pra, sot unë jam i dobët, edhe pse i mirosur+ si mbret, kurse këta burra, bijtë e Zerujasë,+ janë tepër të vrazhdë për mua.+ Jehovai e shpagoftë atë që bën të keqen sipas së keqes së vet!»+
Shënimet
^ Në një martesë poligame, është gruaja me të cilën një burrë është martuar përveç gruas së tij kryesore (apo, grave kryesore) dhe që ka një status më të ulët se ajo.

