2 Samuelit 7:1-29
7 Kur banonte në shtëpinë e vet+ dhe Jehovai i kishte dhënë prehje nga të gjithë armiqtë e tij rreth e qark,+
2 mbreti i tha profetit Natan:+ «Ja, unë banoj në një shtëpi me dru cedri,+ ndërkohë që arka e Perëndisë së vërtetë qëndron mes pëlhurave të tendës.»+
3 Atëherë Natani i tha mbretit: «Shko e bëj gjithçka ke në zemër,+ se Jehovai është me ty.»
4 Atë natë fjala+ e Jehovait iu drejtua Natanit:
5 «Shko e thuaji shërbëtorit tim, Davidit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Ti do të më ndërtosh një shtëpi për të banuar?+
6 Unë nuk kam banuar në një shtëpi që nga dita kur nxora nga Egjipti bijtë e Izraelit e deri më sot,+ por jam endur pa pushim+ në tendë+ dhe në tabernakull.+
7 Gjatë gjithë kohës që u enda mes tërë bijve të Izraelit,+ a i thashë vallë ndonjërit prej fiseve të Izraelit+ që urdhërova të kulloste popullin tim, Izraelin: “Përse nuk më ndërtuat një shtëpi me dru cedri?’”
8 Do t’i thuash kështu shërbëtorit tim, Davidit: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Unë vetë të mora nga kullota, ndërsa shkoje pas kopesë,+ që të bëheshe prijësi+ i popullit tim, Izraelit.
9 Unë do të jem me ty kudo që të shkosh+ e do të shfaros tërë armiqtë e tu.+ Unë do të të bëj një emër të madh,+ si emri i të mëdhenjve që janë në tokë.
10 Do t’i caktoj një vend+ popullit tim, Izraelit, dhe do ta mbjell.+ Ata do të banojnë aty ku janë dhe nuk do t’i trazojnë më. Bijtë e padrejtësisë nuk do t’i mundojnë sërish, si bënë në fillim,+
11 po, që prej ditës që vura gjykatës+ në krye të popullit tim, Izraelit. Unë do të të jap prehje nga tërë armiqtë+ e tu.Jehovai të ka thënë se Jehovai do të të bëjë një shtëpi.+
12 Kur ditët e tua të mbushen+ dhe ti të prehesh me paraardhësit e tu,+ unë do të nxjerr pas teje një pasardhës, që do të dalë nga brendësia jote, dhe do ta bëj të patundur mbretërinë+ e tij.
13 Ky do të më ndërtojë një shtëpi për emrin tim+ dhe unë do ta bëj të patundur fronin e mbretërisë së tij përgjithnjë.+
14 Unë do të bëhem ati+ i tij dhe ai do të bëhet biri im.+ Kur ai të gabojë, unë do ta qortoj me shkopin+ e njerëzve dhe me të goditurat e bijve të Adamit.
15 Dashamirësia ime nuk do të hiqet nga ai, siç u hoq nga Sauli,+ të cilin e hoqa për ty.
16 Shtëpia dhe mbretëria jote kanë për të qenë përjetë të palëkundura. Froni yt do të jetë i patundur përjetë.’”»+
17 Kështu Natani i tha Davidit gjithë këto fjalë dhe gjithë këtë vegim.+
18 Atëherë mbreti David hyri, u ul para Jehovait dhe tha: «Kush jam unë,+ o Zotëri Sovran Jehova? E ç’është shtëpia ime që më ke sjellë deri këtu?
19 Dhe sikur kjo të ishte diçka e vogël në sytë e tu, o Zotëri Sovran Jehova, ti flet edhe për shtëpinë e shërbëtorit tënd deri në një të ardhme të largët, dhe këtë e jep si ligj për njerëzimin,+ o Zotëri Sovran Jehova.+
20 Ç’mund të shtojë e të të thotë më tepër Davidi, kur ti e njeh mirë+ shërbëtorin tënd, o Zotëri Sovran Jehova?
21 Për hir të fjalës+ sate dhe në përputhje me atë që ke në zemër+ ti ke bërë gjithë këto gjëra madhështore, me qëllim që shërbëtori yt t’i njohë ato.+
22 Ja pse ti je vërtet i madh,+ o Zotëri Sovran Jehova. Nuk ka tjetër si ti+ dhe nuk ka Perëndi veç teje+ mes tërë atyre për të cilët kemi dëgjuar me veshët tanë.
23 Cili komb në tokë është si populli yt, Izraeli,+ të cilin ti, o Perëndi, shkove që ta shpengoje për ta bërë popullin tënd,+ që t’i bëje një emër+ vetes, që të bëje për të gjëra madhështore që ngjallin frikë+ dhe që të dëboje kombet e perënditë e tyre, për hir të popullit tënd që ti e shpengove+ nga Egjipti për ta bërë popullin tënd?
24 Ti e bëre të patundur Izraelin+ si popullin tënd brez pas brezi. Ti vetë, o Jehova, je bërë Perëndia i tyre.+
25 Tani, o Perëndi Jehova, përmbushe përgjithnjë fjalën që ke thënë për shërbëtorin tënd e për shtëpinë e tij dhe bëj ashtu si ke thënë.+
26 Emri yt u bëftë i madh përjetë+ e le të thuhet: ‘Jehovai i ushtrive është Perëndia i Izraelit.’+ Shtëpia e shërbëtorit tënd, Davidit, qoftë e patundur para teje!+
27 Sepse ti, o Jehova i ushtrive, Perëndia i Izraelit, ia ke zbuluar këtë shërbëtorit tënd, duke thënë: ‘Unë do të të ndërtoj një shtëpi.’+ Ja përse shërbëtori yt mori zemër për të t’u drejtuar me këtë lutje.+
28 Ti, pra, o Zotëri Sovran Jehova, je Perëndia i vërtetë. Fjalët e tua qofshin të vërteta,+ meqë shërbëtorit tënd i premton këtë mirësi!+
29 E tani, bekoje,+ të lutem shtëpinë e shërbëtorit tënd, që ajo të qëndrojë përjetësisht para teje,+ sepse ti vetë, o Zotëri Sovran Jehova, ke premtuar dhe falë bekimit tënd qoftë përjetësisht e bekuar shtëpia e shërbëtorit tënd!»+

