2 Samuelit 11:1-27

11  Në ndërrim të viteve,+ në kohën kur mbretërit dalin të luftojnë,+ Davidi e dërgoi Joabin dhe shërbëtorët që ishin me të, bashkë me gjithë Izraelin, për të shfarosur+ bijtë e Amonit dhe për të rrethuar Rabahun,+ ndërsa ai vetë qëndroi në Jerusalem.  Në mbrëmje Davidi u ngrit nga shtrati dhe po ecte në tarracën+ e shtëpisë së mbretit. Nga tarraca vuri re+ një grua shumë të bukur+ që po lahej.  Davidi dërgoi të pyetnin për këtë grua+ dhe i thanë: «Ajo është Betsheba,+ bija e Eliamit,+ gruaja e hititit+ Uriah.»+  Pas kësaj Davidi dërgoi lajmëtarë që ta merrte.+ Kështu ajo vajti tek ai+ dhe ai u shtri me të,+ ndërkohë që ajo po shenjtërohej nga papastërtia+ e saj. Më vonë ajo u kthye në shtëpinë e vet.  Gruaja mbeti shtatzënë, prandaj dërgoi të njoftonin Davidin: «Jam shtatzënë.»  Atëherë Davidi dërgoi t’i thoshin Joabit: «Më dërgo hititin Uriah.» Kështu Joabi e dërgoi Uriahun te Davidi.  Kur Uriahu vajti tek ai, Davidi nisi ta pyeste se si po ia kalonte Joabi, si ishte populli dhe se si po shkonte lufta.  Në fund Davidi i tha Uriahut: «Shko në shtëpinë tënde dhe laj këmbët.»+ E kështu, Uriahu doli nga shtëpia e mbretit dhe nga pas i dërguan një dhuratë mirësjelljeje nga ana e mbretit.  Mirëpo Uriahu u shtri në hyrje të shtëpisë së mbretit bashkë me gjithë shërbëtorët e tjerë të zotërisë së tij dhe nuk shkoi në shtëpinë e vet. 10  Atëherë i treguan Davidit: «Uriahu nuk shkoi në shtëpinë e vet.» Prandaj Davidi e pyeti Uriahun: «A nuk ke ardhur nga udha? Pse nuk shkove në shtëpinë tënde?» 11  Uriahu i tha: «Arka,+ Izraeli e Juda po banojnë nëpër kasolle, dhe zotëria im Joab me shërbëtorët e zotërisë tim+ e kanë ngritur kampin në fushë të hapur. E si mund të shkoj në shtëpi për të ngrënë e për të pirë dhe për t’u shtrirë me gruan time?+ Ashtu siç është e vërtetë që rron ti dhe siç është e vërtetë që rron shpirti yt,+ unë s’kam për ta bërë këtë gjë!» 12  Atëherë Davidi i tha Uriahut: «Rri edhe sot këtu, e nesër do të të nis.» Prandaj Uriahu ndenji në Jerusalem atë ditë dhe ditën tjetër. 13  Veç kësaj, Davidi e thirri që të hante e të pinte bashkë me të dhe e dehu.+ Megjithatë, në mbrëmje, ai doli për t’u shtrirë në shtratin e tij me shërbëtorët e zotërisë së tij, por nuk shkoi në shtëpinë e vet. 14  Në mëngjes Davidi i shkroi një letër+ Joabit dhe ia dërgoi nëpërmjet Uriahut. 15  Në letrën që shkroi thuhej:+ «Vëreni Uriahun në ballë të sulmeve më të ashpra të betejës+ dhe tërhiquni nga ai. Kështu do ta godasin dhe do të vdesë.»+ 16  Ndërsa ruante qytetin, Joabi e vuri Uriahun të rrinte aty ku e dinte se kishte burra trima.+ 17  Kur burrat e qytetit dolën dhe luftuan kundër Joabit, disa nga populli, shërbëtorë të Davidit, ranë. Vdiq edhe hititi Uriah.+ 18  Joabi i dërgoi Davidit një raport për gjithë sa ndodhi në luftë. 19  Ai e urdhëroi lajmëtarin: «Tregoji mbretit gjithçka që ndodhi në luftë. 20  Nëse atij i hipën tërbimi dhe të pyet: ‘Pse duhej të shkonit kaq afër qytetit për të luftuar? Nuk e dinit se do t’ju qëllonin nga muret? 21  Kush e vrau Abimelekun,+ birin e Jerubeshethit?+ A nuk ishte një grua që i hodhi nga muri gurin e sipërm të mullirit+ dhe kështu ai vdiq në Tebez?+ Pse duhej t’u shkonit kaq afër mureve?’, ti thuaji: ‘Vdiq edhe shërbëtori yt, hititi Uriah.’»+ 22  Atëherë lajmëtari u nis dhe vajti e i tregoi Davidit të gjitha ato për të cilat e kishte dërguar Joabi. 23  Pastaj lajmëtari i tha Davidit: «Ata burra patën epërsi mbi ne, kështu që dolën kundër nesh në fushë, por ne vazhduam t’i shtynim deri te hyrja e portës. 24  Harkëtarët qëllonin pareshtur mbi shërbëtorët e tu nga muret,+ kështu që disa nga shërbëtorët e mbretit vdiqën. Vdiq edhe shërbëtori yt, hititi Uriah.»+ 25  Atëherë Davidi i tha lajmëtarit: «Do t’i thuash kështu Joabit: ‘Mos u mërzit për këtë punë, sepse shpata përpin+ si njërin, ashtu edhe tjetrin. Ashpërsoje edhe më shumë betejën kundër qytetit dhe rrëzoje.’+ Dhe ti, jepi zemër.» 26  Gruaja e Uriahut dëgjoi se i shoqi, Uriahu, kishte vdekur dhe filloi të vajtonte+ për burrin* e saj.+ 27  Si kaloi periudha e zisë,+ Davidi dërgoi menjëherë ta merrnin në shtëpi dhe ajo u bë gruaja e tij.+ Pas ca kohësh ajo i lindi një djalë, por kjo që kishte bërë Davidi ishte e keqe+ në sytë+ e Jehovait.

Shënimet

Fjalë për fjalë «pronar».