2 Samuelit 2:1-32
2 Pas kësaj Davidi e pyeti Jehovain:+ «A të ngjitem në njërin nga qytetet e Judës?» Jehovai iu përgjigj: «Ngjitu.» Atëherë Davidi vazhdoi: «Ku të ngjitem?» Ai ia ktheu: «Në Hebron.»+
2 Davidi, pra, u ngjit atje bashkë me dy gratë e tij: Ahinoamin,+ jezreliten, dhe Abigailën,+ karmeliten, gruan e Nabalit.
3 Davidi mori me vete edhe burrat+ që ishin me të, secilin me njerëzit e shtëpisë së vet. Këta u vendosën në qytetet e territorit të Hebronit.
4 Atëherë erdhën burrat e Judës+ dhe atje e mirosën+ Davidin si mbret të shtëpisë së Judës.+Më pas Davidit i thanë: «Saulin e varrosën burrat e Jabesh-Galaadit.»
5 Prandaj Davidi u dërgoi lajmëtarë burrave të Jabesh-Galaadit+ dhe u tha: «Qofshi të bekuar nga Jehovai,+ sepse i treguat dashamirësi+ zotërisë tuaj, Saulit, dhe e varrosët!+
6 Jehovai ju tregoftë dashamirësinë+ dhe besueshmërinë e tij! Meqë keni bërë këtë gjë, edhe unë do t’ju tregoj mirësinë time.+
7 Qofshi të fortë dhe tregoni se jeni burra trima,+ sepse zotëria juaj, Sauli, ka vdekur, dhe shtëpia e Judës më ka mirosur mua si mbretin+ e saj!»
8 Abneri,+ biri i Nerit, kreu i ushtrisë që më parë kishte qenë e Saulit, mori Ish-Boshethin,+ birin e Saulit, e çoi në Mahanaim+
9 dhe e bëri mbret të Galaadit,+ të ashuritëve, të Jezreelit,+ të Efraimit,+ të Beniaminit+ dhe të mbarë Izraelit.
10 Ish-Boshethi, biri i Saulit, ishte dyzet vjeç kur u bë mbret i Izraelit dhe mbretëroi dy vjet. Davidin e ndiqte vetëm shtëpia e Judës.+
11 Davidi qe mbret i shtëpisë së Judës në Hebron shtatë vjet e gjashtë muaj.+
12 Pas ca kohësh Abneri, biri i Nerit, dhe shërbëtorët e Ish-Boshethit, birit të Saulit, dolën nga Mahanaimi+ për në Gibeon.+
13 Edhe Joabi,+ biri i Zerujasë,+ dhe shërbëtorët e Davidit dolën, kështu që më vonë u takuan të gjithë bashkë pranë rezervuarit të Gibeonit. Këta rrinin ulur nga njëra anë e rezervuarit, kurse ata nga ana tjetër.
14 Atëherë Abneri i tha Joabit: «Le të çohen të rinjtë dhe të luftojnë para nesh.» Joabi tha: «Le të çohen.»
15 Kështu ata u çuan. Dy grupet përcaktuan numrin e burrave që do të ndesheshin e kaluan matanë. Dymbëdhjetë i përkitnin Beniaminit dhe Ish-Boshethit,+ birit të Saulit, dhe dymbëdhjetë shërbëtorëve të Davidit.
16 Pastaj e kapën njëri-tjetrin nga koka dhe secili ia nguli shpatën në ijë tjetrit, kështu që ranë së bashku. Ai vend u quajt Helkat-Hazurim dhe gjendet në Gibeon.+
17 Atë ditë luftimi qe tejet i ashpër dhe në fund Abneri+ me burrat e Izraelit u mundën nga shërbëtorët e Davidit.
18 Atje ndodheshin edhe tre bijtë e Zerujasë:+ Joabi,+ Abishai+ dhe Asaheli.+ Asaheli ishte këmbëshpejtë, si gazela+ në fushë.
19 Ai u vu në ndjekje të Abnerit dhe nuk kthehej as djathtas, as majtas.
20 Në fund Abneri shikoi prapa dhe e pyeti: «Ti je Asahel?» Ai ia ktheu: «Unë jam.»
21 Atëherë Abneri i tha: «Kthehu djathtas ose majtas, kap një nga të rinjtë dhe merr për vete ato që do t’i heqësh atij.»+ Por Asaheli nuk deshi të kthehej.
22 Atëherë Abneri i tha përsëri Asahelit: «Kthehu dhe mos më ndiq. Pse më detyron të të godas e të të plas përtokë?+ Me ç’fytyrë do t’i dilja përpara Joabit, vëllait tënd?»
23 Por ai nuk pranoi të largohej. Atëherë Abneri e goditi në bark+ me pjesën e prapme të heshtës. Heshta i doli nga kurrizi dhe ai ra e vdiq aty ku ishte. Të gjithë ata që kalonin andej ndaleshin në vendin ku ra e vdiq+ Asaheli.
24 Pastaj Joabi dhe Abishai u vunë në ndjekje të Abnerit. Në të perënduar të diellit, ata mbërritën në kodrën e Amahut që gjendet përballë Giahut, udhës për në shkretëtirën e Gibeonit.+
25 Bijtë e Beniaminit filluan të mblidheshin prapa Abnerit, u bënë një grup i vetëm dhe qëndruan në majë të një kodre.
26 Abneri nisi t’i thërriste Joabit dhe tha: «A do të hajë pambarimisht shpata?+ Nuk e di ti vallë se në fund do të ketë veç hidhërim?+ Akoma s’do t’i thuash popullit të kthehet e të mos ndjekë vëllezërit e vet?»+
27 Atëherë Joabi tha: «Ashtu siç është e vërtetë që Perëndia i vërtetë+ rron, po të mos kishe folur,+ populli nuk do të kishte hequr dorë dhe do ta ndiqte secili vëllanë e vet deri në mëngjes.»
28 Pastaj Joabi i ra bririt+ dhe gjithë populli u ndal e nuk vazhdoi ta ndiqte më Izraelin. Kështu nuk filluan të luftonin prapë.
29 Abneri dhe njerëzit e vet ecën gjithë atë natë nëpër Arabah,+ kapërcyen Jordanin,+ kaluan tërë grykën dhe në fund mbërritën në Mahanaim.+
30 Joabi nuk e ndoqi më Abnerin, u kthye dhe filloi të mblidhte gjithë popullin. Nga shërbëtorët e Davidit mungonin nëntëmbëdhjetë burra dhe Asaheli.
31 Shërbëtorët e Davidit kishin vrarë ata të Beniaminit dhe ca nga burrat e Abnerit. Kishin vdekur treqind e gjashtëdhjetë veta.+
32 Asahelin+ e morën dhe e varrosën te varri ku ishte i ati,+ që gjendet në Betlehem.+ Pastaj Joabi dhe njerëzit e tij ecën gjithë natën dhe në të gdhirë mbërritën në Hebron.+

