Kalo te përmbajtja

5 MARS 2020
LAJME NDËRKOMBËTARE

Raport i Komitetit të Koordinatorëve për vitin 2019—Mbështetim vëllezërit kur bien katastrofa

Raport i Komitetit të Koordinatorëve për vitin 2019—Mbështetim vëllezërit kur bien katastrofa

Raporti i Komitetit të Koordinatorëve për vitin 2019, i titulluar Mbështetim vëllezërit kur bien katastrofa, shpjegon si e ndihmon organizata jonë vëllazërinë mbarëbotërore në rast emergjencash. Në raport tregohet edhe se si vepruan vëllezërit kur një tërmet e një tsunami goditën Indonezinë dhe kur sëmundja e etheve të verdha u përhap në Nigeri. Edhe tani, për shkak të epidemisë së re të koronavirusit (e njohur si COVID-19), Trupi Udhëheqës do të vazhdojë të sigurojë udhëzime për vëllezërit dhe motrat që jetojnë në zonat e prekura përreth botës.