Kalo te përmbajtja

Zyra Rajonale e Përkthimit e kushtuar para pak kohe në Riohasha, Kolumbia

30 MAJ 2023
KOLUMBI

Në Kolumbi transferohet Zyra Rajonale e Përkthimit për gjuhën uajunaiki

Në Kolumbi transferohet Zyra Rajonale e Përkthimit për gjuhën uajunaiki

Më 18 mars 2023, në Riohasha të Kolumbisë u kushtua një Zyrë Rajonale Përkthimi (ZRP) për gjuhën uajunaiki. Gjuhën uajunaiki e flasin rreth 700.000 njerëz dhe është gjuha indigjene më e përhapur në Kolumbi dhe në Venezuelë.

Më parë ZRP-ja ndodhej në dy shtëpi të marra me qira, por në to s’kishte mjaft hapësirë, ndërpritej energjia elektrike, si dhe nuk punonin mirë linja e internetit dhe e telefonit. Për godinat e reja, zyra e degës në Kolumbi bleu dhe rinovoi një kompleks prej 6 apartamentesh në një lagje banimi. Tani aty punojnë dhe jetojnë pjesëtarët e skuadrës së përkthimit. Projekti u miratua në tetor 2022 dhe përfundoi në janar 2023.

Vëlla Huan Felipe Rodrigezi, anëtar i Departamentit Vendës të Projektim-Ndërtimit, shpjegon dobitë e ambienteve të reja: «Mjediset e reja kanë një studio më të mirë regjistrimi, hapësirë për punën në grup, lidhje më të qëndrueshme interneti dhe një gjenerator, meqë shpesh ndërpritet energjia elektrike.»

Tre nga përkthyesit e gjuhës uajunaiki që punojnë në zyrën e re të përkthimit

Përkthimi i botimeve të bazuara në Bibël në gjuhën uajunaiki filloi më 1998. Aktualisht me punën e përkthimit po ndihmojnë 14 vëllezër e motra. Ka rreth 400 lajmëtarë që mblidhen në 20 kongregacione të gjuhës uajunaiki.

Kënaqemi jashtë mase kur shohim si organizata e Jehovait vazhdon të ndihmojë njerëz nga çdo gjuhë ‘t’i afrohen Perëndisë’.—Jakovi 4:8.