Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A mund t’i besosh fesë në lidhje me luftërat?

A mund t’i besosh fesë në lidhje me luftërat?

Alberto shërbeu në ushtri për afro dhjetë vjet. Ai kujton: «Kapelani ynë na bekonte duke thënë: ‘Perëndia është me ju.’ Por mendoja: “Unë po shkoj të vras njerëz, ndërkohë që Bibla thotë: ‘Mos vrit.’”»

Rei shërbeu në marinë gjatë Luftës II Botërore. Një herë, ai e pyeti kapelanin, priftin që i bekonte: «Ti vjen në anije dhe lutesh që trupat tanë të fitojnë. A nuk bën njësoj edhe armiku?» Kapelani iu përgjigj se udhët e Zotit janë të mistershme.

Nëse kjo përgjigje nuk të duket shumë bindëse, nuk je i vetmi.

ÇFARË MËSON BIBLA?

Jezui tha se njëri nga urdhërimet më të mëdha të Perëndisë është: «Duaje të afërmin tënd si veten.» (Marku 12:31) A tha Jezui se dashuria për të afërmin duhej kufizuar në bazë të kombësisë ose të vendit ku jeton? Jo. Ai u tha dishepujve: «Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.» (Gjoni 13:34, 35) Dashuria për njëri-tjetrin do të ishte kaq e jashtëzakonshme, sa do të bëhej shenjë identifikuese. Ata më mirë jepnin jetën për njëri-tjetrin, se sa t’u merrnin jetën të tjerëve.

Të krishterët e hershëm jetuan në përputhje me fjalët e Jezuit. Një enciklopedi (The Encyclopedia of Religion) vëren: «Etërit e hershëm të kishës, duke përfshirë Tertulianin dhe Origjenin, pohuan se të krishterëve nuk u lejohej t’u merrnin jetën të tjerëve, parim ky që i ndalonte ata të bëheshin pjesë e ushtrisë romake.»

SI JANË DËSHMITARËT E JEHOVAIT NË KËTË DREJTIM?

Meqë thuajse në çdo vend të botës ka Dëshmitarë të Jehovait, i bie që ndodhen mes dy zjarreve të kombeve kundërshtare. Gjithsesi, ata bëjnë përpjekje të mëdha që ta ruajnë shenjën identifikuese të dashurisë.

A mësojnë udhëheqësit fetarë dashurinë e vërtetë të krishterë?

Për shembull, gjatë konfliktit etnik të vitit 1994 mes fiseve hutu dhe tutsi në Ruandë, Dëshmitarët e Jehovait qëndruan krejtësisht asnjanës. Dëshmitarë të njërit fis strehuan Dëshmitarë të fisit tjetër, shpesh duke rrezikuar edhe jetën. Kur kapën dy Dëshmitarë të fisit hutu, të cilët kishin strehuar vëllezërit e tyre tutsi, milicia Interahamue u tha: «Do të vdisni, sepse keni ndihmuar tutsit që të arratisen.» Mjerisht, të dy i vranë.—Gjoni 15:13.

Si mendon, a veprojnë Dëshmitarët e Jehovait në përputhje me fjalët e Jezuit për dashurinë vetëmohuese?