Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ta shoh, pa ta besoj

Ta shoh, pa ta besoj

Ta shoh, pa ta besoj

«Agnosticist është ai që mendon se është e pamundur të dish të vërtetën lidhur me çështje të tilla si Perëndia dhe jeta e ardhme, me të cilat merret krishterimi dhe fetë e tjera. Ose, nëse nuk është e pamundur fare, deri diku është e pamundur në kohën tonë.»​—FILOZOFI BERTRAND RASËLL, 1953.

AI QË e shpiku termin «agnosticist» ishte një zoolog që quhej Tomas Haksli. Ai lindi në vitin 1825 dhe jetoi në të njëjtën kohë me Çarls Darvinin. Haksli ishte përkrahës i teorisë së evolucionit. Në vitin 1863, Haksli shkroi se nuk mund të shihte asnjë provë se ka një Perëndi që «na do e interesohet për ne, siç pohon krishterimi».

Shumë njerëz sot do të ishin dakord me mendimet e këtyre burrave me influencë dhe do të thoshin se besojnë vetëm te gjërat që shohin. Ata mund të thonë se të kesh besim te dikush a diçka për të cilën nuk ka asnjë provë, është naivitet kokë e këmbë.

A kërkon Bibla që të besojmë verbërisht te Perëndia? Është krejt e kundërta. Bibla tregon se është naivitet, madje marrëzi, t’u besosh pohimeve që nuk mbështeten me prova. Bibla thotë: «Kush është pa përvojë, i beson çdo fjale, por kush është mendjehollë, i shqyrton hapat e tij.»​—Proverbat 14:15.

Ç’të themi atëherë për besimin te Perëndia? Së pari të pyesim nëse ka vërtet ndonjë provë se Perëndia ekziston, pastaj nëse na do dhe interesohet për ne.

Cilësitë e Perëndisë shihen qartë

Kur po i fliste një grupi intelektualësh athinas, shkrimtari biblik Pavli pohoi se Perëndia «bëri botën dhe gjithçka në të». Pavli u tha dëgjuesve të tij skeptikë se Perëndia interesohet për njerëzimin dhe se në fakt «ai nuk është larg nga secili prej nesh».​—Veprat 17:24-27.

Pse Pavli ishte i bindur se Perëndia ekziston dhe interesohet për krijesat e Tij, njerëzit? Pavli e zbuloi njërën arsye kur u shkroi të krishterëve në qytetin e Romës. Ai tha për Perëndinë: «Cilësitë e tij të padukshme . . . shihen qartë që nga krijimi i botës, pasi dallohen nga gjërat e bëra.»—Romakëve 1:20.

Në faqet vijuese përshkruhen tri cilësi të Perëndisë që mund të shihen qartë nga gjërat që ka krijuar. Ndërsa i shqyrtoni këta shembuj, pyeteni veten: ‘Ç’ndikim ka tek unë njohja e këtyre cilësive?’

[Diçitura në faqen 3]

Bibla nuk kërkon që të besojmë verbërisht te Perëndia