A ke menduar ndonjëherë për këto pyetje?
Pse ka kaq shumë luftëra kur të gjithë duan paqe?
A është e mundur të gëzojmë paqe të vertetë në një botë të mbushur me dhunë?
A do të vijë një kohë që të mos ketë më luftë?
Do të habitesh kur të mësosh përgjigjet e Biblës për këto pyetje, dhe jo vetëm kaq, por do të gjesh edhe ngushëllim.
Ky numër i Kullës së Rojës do të të ndihmojë të mësosh më shumë se çfarë thotë Bibla për këtë argument të rëndësishëm.