Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një vështrim rreth botës

Një vështrim rreth botës

Nga bota

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka arritur në përfundimin se ekspozimi ndaj gazrave të çliruar nga motorët me naftë, «sjell rritjen e rrezikut të kancerit në mushkëri» e ndoshta edhe të kancerit në fshikëzën e urinës.

Antarktidë

Pjalmi dhe sporet e fosilizuara të nxjerra nga fundi i detit, tregojnë se një herë e një kohë në Antarktidë ka pasur palma dhe pyje gati tropikale. Gjatë «periudhës së eocenit», dimrat në pole ishin të butë e «kryesisht pa ngrica» dhe temperaturat nuk ndryshonin shumë nga ato të ekuatorit.

Irlandë

Një raport i botuar në 2012-n nga Shoqata Irlandeze e Priftërinjve Katolikë, tregon se 87 për qind e katolikëve të anketuar në këtë vend besojnë se priftërinjve duhet t’u lejohet martesa. Ndërsa 77 për qind besojnë se edhe gratë duhet të bëhen priftëresha.

Afrika Subsahariane dhe Azia Juglindore

Analizat e ilaçeve kundër malaries treguan se në disa zona ilaçet shpesh ishin jocilësore ose false, e si pasojë bënin pak ose aspak efekt. Në Azinë Juglindore, 36 për qind e ilaçeve të analizuara ishin false, ndërsa në Afrikën Subsahariane 20 për qind.

Salvador

Pas thuajse tre vjetësh, qeveria e Salvadorit njoftoi në prill të 2012-s ditën e parë pa vrasje. Në këtë vend, ku ka pllakosur dhuna për shkak të drogës, në vitin 2011 ndodhën 69 vrasje në 100.000 veta, një ndër raportet më të këqija në botë.