VENDE DHE POPUJ
Një vizitë në Panama
PANAMAJA është mjaft e njohur për kanalin e saj
A E DIJE? Bretkosa e artë e Panamasë (Atelopus zeteki) «përshëndet» me këmbë që të tërheqë partneret e mundshme dhe të paralajmërojë rivalët.
Në vitin 1501, kur eksploruesit spanjollë arritën në Panama, gjetën shumë bashkësi indigjene, disa prej të cilave ekzistojnë ende. Një nga këto është populli guna (më përpara i quajtur kuna). Shumë prej tyre jetojnë në një rajon në arkipelagun San-Blas dhe përgjatë bregut të Karaibeve afër kufirit të Panamasë me Kolumbinë. Ata merren me gjueti e bujqësi dhe peshkojnë me kanoe primitive.
Në shoqërinë guna, kur burri martohet, shkon të jetojë me familjen e madhe të gruas dhe punon për ta. Nëse më vonë gruaja lind një vajzë, atëherë lejohen të shkëputen nga familja, që të krijojnë familjen e tyre.
Në Panama ka rreth 300 kongregacione të Dëshmitarëve të Jehovait. Përveç spanjishtes, mbledhjet mbahen në gjuhën kineze, angleze, gujarate, gune, kreole të Haitit, ngabere dhe panameze të shenjave.

